TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protesta e opozitës në Tiranë, arrestohen 7 protestues, procedohen 40 zyrtarë të PD-së dhe 21 qytetarë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Protesta e opozitës në Tiranë, arrestohen 7 protestues, procedohen 40 zyrtarë të PD-së dhe 21 qytetarë

Një ditë pas protestës së opozitës që bllokuan 5 akse kryesore në Tiranë, policia arrestoi 7 protestues dhe 61 të tjerë i procedoi penalisht në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe 40 deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Ndaj tyre rëndojnë një sërë akuzash dhe vepra penale, si ajo e “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të policisë”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Shtatë protestuesit e arrestuar pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Përveç arrestimit të tyre, Policia e Tiranës procedoi në gjendje të lirë po për të njëjtat akuza 40 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, Partisë Republikane dhe të Partisë së Lirisë, si dhe 21 qytetarë.

Mes deputetëve të proceduar janë Flamur Noka, Xhelal Mziu, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit, nënkryetar i Kuvendit, njëherazi dhe drejtues politik i Qarkut Lezhë, i pozicionuar në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”, gjatë përplasjes me policinë humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Përfaqësues të opozitës hodhën akuza të rënda teksa pohuan se Gjekmarkaj u dhunua nga policia, ndërsa vetë policia mohoi diçka të tillë./ A2 CNN

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri, drejtësi do të vazhdojë

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri, drejtësi do të vazhdojë

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën