TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prosper sulmon Prokurorinë e Hagës: Arrogancë dhe mungesë respekti ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

by Tëvë1
2 orë ago
3
A A
Prosper sulmon Prokurorinë e Hagës: Arrogancë dhe mungesë respekti ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

Avokati amerikan i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka kritikuar ashpër Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), duke e akuzuar për arrogancë, mungesë respekti dhe injorancë ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë që kanë dëshmuar në procesin gjyqësor në Hagë.

Reagimi i Prosper erdhi pasi Prokuroria vlerësoi se disa diplomatë dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë kishin informacione të kufizuara për zhvillimet në Kosovë gjatë periudhës së luftës.

Prosper tha se kishte biseduar me një diplomat të lartë lidhur me deklaratat e Prokurorisë.

“Dje komunikova me një diplomat të lartë, ambasador, i dërguar i posaçëm. I lexova disa nga citimet e ZPS-së. Më tha: ‘Është e tmerrshme, kaq pak respektojnë profesionin tonë’. Këto komente tregojnë arrogancë dhe mungesë respekti, e cila ka qenë e pranishme që nga fillimi.”

Ai theksoi se shtatë dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë dëshmuar në Hagë janë profesionistë me përvojë, të cilët kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për paqe në Kosovë.

“Të rrëzosh përvojat dhe dëshmitë e këtyre profesionistëve, të cilët kanë pasur për detyrë të analizojnë situatat dhe të shikojnë ngjarjet në terren, është problematike,” tha Prosper.

Prosper përmendi emra konkretë si gjenerali Wesley Clark, James Rubin, Paul Williams, ambasadori Christopher Hill dhe diplomatë të tjerë, duke theksuar se ata kishin informacione të dorës së parë.

“Prokuroria do që ne të besojmë se ata kishin informacione të kufizuara. Këta persona nuk kishin shkuar për safari në Kosovë. Ata kishin raporte nga organizata ushtarake e civile, nga OJQ-të, kishin debate të brendshme dhe konstatime personale në terren.”

Ai shtoi se James Rubin, si zyrtar i lartë amerikan, ishte caktuar posaçërisht për të kuptuar se kush ishte Hashim Thaçi dhe çfarë roli kishte, ndërsa gjenerali Clark kishte qasje në informacione të nivelit më të lartë ushtarak.

Sipas Prosper, mënyra se si Prokuroria po i trajton këta dëshmitarë rrezikon besueshmërinë e drejtësisë ndërkombëtare.

“Nuk është për t’u habitur që qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare, sepse kur profesionistët dalin e tregojnë çfarë ka ndodhur dhe deklaratat e tyre hidhen poshtë, kjo është problematike.”

Ai theksoi se dëshmitarët përfaqësojnë shtete si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë, vendet e NATO-s dhe të tjera, duke kërkuar që të paktën të respektohet roli dhe përvoja e tyre profesionale.

“Mund të mos ju pëlqejnë dëshmitë e tyre, por duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre dhe shtetet që përfaqësojnë,” përfundoi Prosper.

Deklaratat e Prosper u bënë në kuadër të fazës përmbyllëse të mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Tags: Avokati i Hashim ThaçitGjykata SpecialeHagaish kreret e uckTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Avokati i Veseli: ZPS nuk mund të thotë që 2+2 bëjnë 5

​Avokati i Veseli: ZPS nuk mund të thotë që 2+2 bëjnë 5

Rutte takoi edhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, diskutojnë për dialogun Kosovë–Serbi

Rutte: Po presim llogaridhënie nga Vuçiqi për sulmin në Banjskë

Kurti: Do të synojmë të jemi të suksesshëm në konstituimin e Kuvendit

Kurti: Do të synojmë të jemi të suksesshëm në konstituimin e Kuvendit

🔴 Seanca për konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë?

Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me dron në një xhami në Kordofan të Sudanit

Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me dron në një xhami në Kordofan të Sudanit

​Murseli pyetet nga vëllai i Liridonës, Leonardi: Pse e thirre në natën kritike Valon Llukën?

​Murseli pyetet nga vëllai i Liridonës, Leonardi: Pse e thirre në natën kritike Valon Llukën?

Para Kuvendit shpërndahen stema për deputetët në mbrojtje të çlirimtarëve

Para Kuvendit shpërndahen stema për deputetët në mbrojtje të çlirimtarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën