TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Propaganda online e Rusisë, e papenguar në Kosovë

nga tëvë1
28 Shkurt, 2022
0
A A
Propaganda online e Rusisë, e papenguar në Kosovë

 

Një gjë të tillë duhet ta bëjë Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), me kërkesë të Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, tani për tani, ende nuk ka një kërkesë të tillë.

Përmes një përgjigje me shkrim, ARKEP bën të ditur se “sipas legjislacionit në fuqi, ARKEP nuk është përgjegjës për përmbajtjen, dhe rrjedhimisht nuk mund të marrë vendime për mbylljen e ueb-faqeve bazuar në përmbajtje”.

“Ju informojmë se ARKEP, teknikisht ka mundësi që përmes operatorëve të internetit (ISP) të bllokojë ueb-faqet e internetit të Rusisë për të mos u hapur brenda territorit të Kosovës. Deri më tani, ARKEP nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare për mbylljen e ndonjë ueb-faqeje ruse”, thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës, deri në publikimin e këtij teksti, nuk është përgjigjur nëse është duke e shqyrtuar mundësinë e bllokimit të qasjes në portalet ruse.

Komisioni i Pavarur për Media në Kosovë (KPM), i cili rregullon mediumet audio-vizuele, ka urdhëruar më 26 shkurt largimin e kanaleve rusenga operatorët e shpërndarjes, që janë transmetuar kryesisht nga operatori MTS në veri të Kosovës. Kjo, me qëllim të, siç është thënë, parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Kosovë.

MTS është nën pronësi të Telekomit Serb dhe është themeluar në vitin 2015, në bazë të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë, të arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndër kanalet ruse që janë transmetuar në Kosovë ishin: Russia Today, Russia 24 dhe Planeta RTR.

Russia Today (RT) është një rrjet televiziv ndërkombëtar i kontrolluar dhe financuar nga shteti rus. Ky medium ofron përmbajtje në anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht dhe rusisht. Russia 24 është televizion informativ, po ashtu në pronësi të shtetit rus, kurse Planeta RTR është transmetuesi ndërkombëtar rus.

Megjithatë, në Kosovë, ueb-faqet e mediave në pronësi të shtetit rus, siç janë Russia Today, Sputnik e të tjera, janë të qasshme.

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media në Kosovë (KPM), Faruk Rexhaj, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shumica e operatorëve shpërndarës, apo operatorëve kabllovikë, i kanë larguar kanalet ruse.

REL ka konfirmuar edhe përmes disa personave privatë, të cilët jetojnë në komunat me shumicë serbe në Kosovë, se kanalet ruse janë larguar nga MTS-i.

Valon Kerolli, njohës i rrjeteve sociale në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se fokusi i shtetit të Kosovës do të duhej të ishte në ndalimin dhe bllokimin e faqeve të ndryshme të mediumeve ruse në rrjetet sociale, por edhe ueb-faqeve të tyre.

Ai thotë se njëra prej formave është duke i shkruar Facebook-ut, ashtu si është duke e shfrytëzuar edhe Ukraina që po komunikon me Facebook-un dhe po i kërkon që në shtet të bllokohen faqe të ndryshme.

“Mënyra tjetër është përmes shfrytëzimin të shpërndarësve të internetit. Mund ta bëjnë operatorët ose Qeveria një kërkesë që kushdo që dëshiron t’i qaset Russia Today në Facebook, të mos i hapet ajo faqe ose ueb-faqja e tyre dhe faqet e tjera”, thotë Kerolli.

Në anën tjetër, Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), thotë se gazetarët dhe mediat online në Kosovë duhet t’i verifikojnë dhe t’i filtrojë informacione para se t’i publikojnë informacionet nga burime që mund të jenë ruse.

“Gjatë këtyre ditëve, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ua ka tërhequr vërejtjen përgjegjësve të mediave që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë raportimit për luftën në Ukrainë”, thotë Mushkolaj.

Ai u bëri thirrje mediave online që të publikojnë vetëm informacione të sakta dhe të verifikuara.

Të dielën, më 27 shkurt, Bashkimi Evropian ka vendosur t’i ndalojë mediat ruse në bllokun evropian, siç janë Russia Today dhe Sputnik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se RT dhe Sputnik janë pjesë e “makinerisë mediatike të Kremlinit” dhe BE “po zhvillon mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë”.

Këto media ruse, “nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit dhe për të mbjellë ndarje në bashkimin tonë”, tha von der Leyen. / REL/

Tags: Lufta ne UkraineNdikimi rusPropaganda ruse
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vllasi pajtohet me Kurtin: Limaj s’mund të bëhet kryetar Kuvendit me tre deputetë

Vllasi pajtohet me Kurtin: Limaj s’mund të bëhet kryetar Kuvendit me tre deputetë

Vllasi: LVV e LDK ta formojnë Qeverinë, Abdixhiku kryetar i Kuvendit

Vllasi: LVV e LDK ta formojnë Qeverinë, Abdixhiku kryetar i Kuvendit

Mexhiti thotë se bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut është intensiv

Mexhiti thotë se bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut është intensiv

Mexhiti: Haradinaj u dezinformuar, Adem Hoxhën nuk e njoh dhe se kam takuar

Mexhiti: Haradinaj u dezinformuar, Adem Hoxhën nuk e njoh dhe se kam takuar

Vllasi pajtohet me Kurtin: Limaj s’mund të bëhet kryetar Kuvendit me tre deputetë

Vllasi pajtohet me Kurtin: Limaj s’mund të bëhet kryetar Kuvendit me tre deputetë

Vllasi: LVV e LDK ta formojnë Qeverinë, Abdixhiku kryetar i Kuvendit

Vllasi: LVV e LDK ta formojnë Qeverinë, Abdixhiku kryetar i Kuvendit

“InfoNata 29.05.2025

“InfoNata 29.05.2025

KF Deçiqi e fiton Kupën e shtetit në Malin e Zi

KF Deçiqi e fiton Kupën e shtetit në Malin e Zi

“Edi Rama ndihmoi përçarjen e VLEN-it” – Mexhiti  me akuza ndaj Ramës

“Edi Rama ndihmoi përçarjen e VLEN-it” – Mexhiti me akuza ndaj Ramës

Mexhiti thotë se bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut është intensiv

Mexhiti thotë se bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut është intensiv

Mexhiti: Haradinaj u dezinformuar, Adem Hoxhën nuk e njoh dhe se kam takuar

Mexhiti: Haradinaj u dezinformuar, Adem Hoxhën nuk e njoh dhe se kam takuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X