TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Promovohet libri për komandant Sali Çekajn

Një libër që sjell një pasqyrë të jetës dhe veprës së komandantit Sali Çekaj, është promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Në ceremoni u tha se heronjtë e përcaktojnë vetë pavdekësinë e tyre dhe se për ta duhet folur me kujdes.

by tëvë1
5 muaj ago
0 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Salla e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë sot u mbush përplot me dashamirë të komandant Sali Çekaj.

Kjo pasi që këtu u promovua libri “Sali Çekaj – Luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës”.

Ky libër paraqet rrugëtimin e komandantit Çekaj si një nga nismëtarët e parë të organizimit të armatosur, që jetën ia kushtoi lirisë së Kosovës.

I pranishëm në sallë ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili dha një lajm për familjen Çekaj.

“Sot dua të përulem me respekt të veçantë para familjes sëkomandantit Çekaj. Sepse i jemi borxhlinj jovetëm atij,por edhe mbarë familjes, që e mbrujti, që e përkrahu, që ia dha Kosovës. Sot kam nderin që me tregu se një pjesë e projektit të madh që tani jemi duke e bë tek përmendorja e presidentit Rugova një pjesë e saj do ti kushtohet edhe komandantit Sali Çekaj. Sali Çekaj ra heroikisht më 19 prill 1999, në betejën e Koshares. Ai nuk e kërkoi lavdinë, nuk e kërkoi titullin e heroit. Ai deshi vetëm që Kosova të ishte e lire”, u shpreh Rama.

Gjithashtu edhe kryetari i Shoqatës së Intelektualëve shqiptarë në diasporë “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi tha se e vërteta për jetën dhe veprën e Çekajt tashmë ka dalë në dritë.

“Duhet të ruhemi për mallkimin e historisë, dhe gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta themi të vërtetën, është si një shtizë shpuese por ajo do të dalë në dritë e në dritë dolën edhe rrëfimet e bashkëluftëtarëve. Të gjithë u bëmë bashkë për ta nxjerrë në dritën e diellit për luftëtarin dhe heroin Sali Çekaj. Heroin të cilin të shumtën e kohës lindjen e diellit e priti nëpër Alpet Shqiptare edhe pse shpeshherë të mbushura me borë por kurr nuk u ligështua dhe kurrë nuk e lëshoi pushkën nga dora”, tha ai.

E në anën tjetër edhe profesori Milazim Maraj theksoi se heronjtë e përcaktojnë vetë pavdekësinë e tyre dhe për ta duhet folur me kujdes.

“Pavdekësinë heronjtë e përcaktojnë vetë por për angazhimin e tyre të dokumentuar duhet të flasim me kujdesë dhe për secilen fazë të zhvillimit të ngjarjes veq e veq. Duke pasur parasysh ngjarjet të cilat kemi parë apo dëgjuar apo imagjinojmë të ken ndodhur, këto figura nuk kan nevojë për mbrojtës e as për mbrojtje të kalibrit apo të këtij kuptimi”,tha ai.

Në fund të promovimit të librit, vajza e komandantit Sali Çekaj, e pranishme në këtë ngjarje, falënderoi në emër të familjes të gjithë ata që kontribuan në botimin e librit.

Çekaj ra heroikisht në betejën e Koshares më 19 prill 1999.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

Nimani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të sjellë njohje të reja

Nimani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të sjellë njohje të reja

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

“InfoNata” 19.02.2026

“InfoNata” 19.02.2026

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën