TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Promovohet libri “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike” i Arsim Bajramit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Promovohet libri “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike” i Arsim Bajramit

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka promovuar librin e profesorit universitar dhe një ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, me titull: Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike.

Gjyljeta Mushkolaj, profesoreshë e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, tha se qëllimi i librit është që brezat që vijnë të kenë përgjegjësi që të përcjellin kujtimet e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit serb.

Sipas saj, detyrën e nisur nga profesori Bajrami duhet quar deri në fund në mënyrë që të dëshmohet përgjegjësia e Serbisë, e të mos përsëritet e kaluara.

“Qëllim madhor i librit është që brezi ynë dhe brezat që vijnë do të kenë përgjegjësi për të përcjellë kujtimin e viktimave dhe të mbijetuarave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë që në mënyrë të përsëritur e ka përcjellë popullin tonë sidomos gjatë luftës së fundit duke e mbajtur shtetin serb ndërkombëtarisht përgjegjës për gjenocid për krimet. Libri ka arritur që të dëshmojë dhe dokumentojë që gjenocidi nuk ndodhi pa paralajmërim dhe ky është thelbi i gjenocidit që e dallon atë nga gjenocidet e tjera. Sot detyra jonë që profesor Bajrami e nis është që të qojmë deri në fund që ta bëjmë të përgjegjshëm shtetin e Serbisë dhe kështu mund ta ndalojmë që të mos përsëritet e kaluara”, tha ajo.

Recensenti i këtij libri, profesor Jusuf Bajraktari tha se ky libër bazohet në tri qëllime, e para të argumentoj ligjërisht se krimet e Serbisë në Kosovë plotësojnë 5 kriter e Konventës së OKB, e dyta të paraqes argumente për kryerjen e krimeve gjenocidale dhe e treta studimi synon që të tregojë të vërtetën për luftën në Kosovë.

“Libri aspekti juridike paraqet një studim profesional dhe shkencor, i cili trajton gjenocidin në Kosovë duke analizuar krimet në Kosovë. Objekti kryesor i këtij studimi është argumentimi juridik. Krimet e Serbisë në Kosovë paraqesin kombinacionet e politikave gjenocidiale të Serbisë në Kosovë. Ky studim sipas autorit ka tre qëllime, të argumentoj ligjërisht se krimet serbe në Kosovë plotësojnë 5 kriter e konventës së OKB për krimet e gjenocidit, e dyta të paraqes argumente me faktet të gjenocidit serb në Kosovë që ka qenë e planifikuar nga shteti serb. E treta studimi synon të tregoj të vërtetën e luftës në Kosovë, më qëllim të parandalimit të tendencave. Studimi paraqet një hulumtim disa vjeçar të autorit në analizimin e burimeve vendore dhe ndërkombëtare”, tha ai.

Kurse, profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu tha se ky botim është i rëndësisë së veçantë në aspektin juridik-penal, historik e kushtetues si dhe në aspektin ndërkombëtar.

“Botimi është 620 faqe, është me rëndësi të veçantë në aspekti juridik penal, historik kushtetues dhe në aspektin thjeshtë kombëtar. Krimi i gjenocidit është krimi më i madh që mund të kryente gjatë luftës”, tha ai.

E autori i këtij librit, profesor Arsim Bajrami, tha se Serbia ka tentuar ta shkatërrojë popullin kosovar në mënyrë që ajo të jetojë në Kosovë.

“Në të vërtet për gjenocidin është shkruar dhe është fol mjaftë në kohën e pas luftës, janë bërë libra të tërë historik, publicistik, por ka munguar një studim i mirëfilltë juridik. Sepse çështja e gjenocidit është çështje juridike dhe mu për këtë arsye unë kam marr këtë rrugë”, tha ai./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën