TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria thotë se ka prova për fajësinë e Nagip Krasniqit, komunikonte me zyrtar të LVV-së

by TËVË 1
2 orë ago
0
A A
Prokuroria thotë se ka prova për fajësinë e Nagip Krasniqit, komunikonte me zyrtar të LVV-së

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna, nga banka e të akuzuarve përsëri sot janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat që i ngarkon Prokuroria.

Krasniqi akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, kurse Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Derisa nga Prokuroria u tha se kanë prova të mjaftueshme që dëshmojnë për fajësinë e të akuzuarve, ishin vetë të akuzuarit të cilët këtë aktakuzë e konsideruan të montuar dhe tendencioze.

Fillimisht ishte ish-kryeshefi i KEK-it, Nagip Krasniqi i cili nuk e pranoi fajësinë për veprat penale që e ngarkon Prokuroria.

“Jo nuk e pranoj”, tha ai.

Duke theksuar se nuk ndihet fajtor, as i akuzuari tjetër, Isuf Zejna nuk e pranoi fajësinë.

“Nuk jam fajtor dhe nuk e pranoj fajësinë“, deklaroi ai.

Pas deklarimit të dy të akuzuarve rreth fajësisë, në seancën e sotme u dëgjuan edhe fjalët hyrëse të personave në procedurë.

Ishte prokurorja, Fikrie Zejnullahu, e cila e tha fjalën e saj hyrëse në këtë rast edhe pse pati ankesa se ndriçimi i dobët po ia pamundëson leximin e asaj çka kishte planifikuar si fjalë hyrëse. Megjithatë, ajo deklaroi se me provat që ka siguruar organi hetues do të dëshmohet fajësia e të akuzuarve për provat që ua vë në barrë.

Ajo tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të administrohen biseda, komunikime mes Kransiqit dhe vartësve të tij si dhe opinionet e KRPP-s, e të cilat siç pretendon prokurorja do të dëshmohet ndikimi i të akuzuarit, Nagip Krasniqi që të lidhet kontrata me operatorin ekonomik “Litëin S.A”, në mënyrë të kundërligjshme.

Prokurorja theksoi se do të vërtetohet qartë se ky aktivitet i ka shkaktuar dëme buxhet të Kosovës 37 mijë euro.

“I akuzuari, Nagip Krasniqi në atë kohë në cilësinë e personit zyrtar kryeshef në KEK nga data 17.11.2022 deri më 27. 01. 2023 në bashkëkryerje edhe me tani të pandehurin, Ymer Dragusha, i cili e ka pranuar fajësinë…kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që duke shkelur të gjitha rregullat e ligjit të prokurimit publik kanë lidhur marrëveshje me operatorin ekonomik ‘Litëin S.A’, ashtu që gjatë zbatimit të kësaj procedure të tenderimit u kanë shkaktuar dëme operatorëve të tjera, ua kanë kufizuar barazinë e tyre në një aktivitet ekonomik e në anën tjetër krejt kjo që t’i mundësohet përfitimi pasuror i kompanisë në fjalë në mënyrë të kundërligjshme duke shkelur të gjitha rregullat e ligjit të prokurimit publik” , theksoi ai.

Prokurorja tutje shpalosi edhe lidhjet e dy të akuzuarve. Ajo tha se i akuzuari, Nagip Krasniqi pa ndonjë lloj autorizimi ligjor kërkonte këshilla nga Isuf Zejna në raport me projektet energjetike.

“Në përgjithësi është zhvilluar një veprimtari paraprake në formë të mirëbesimit mes dy të akuzuarve dhe për një kohë relativisht të gjatë i akuzuari Nagip Krasniqi kërkon udhëzime, këshilla, referenca dhe mënyra të të tjera të veprimit në raport me pjesën profesionale të punës së KEK kur sidomos kishte të bënte me projekte energjetike dhe tenderime në raport me energjinë dhe që të gjitha këto kërkesa i drejtoheshin Isuf Zejna pa pasur paraprakisht asnjë lloj kontrate apo asnjë lloj autorizimi ligjor që nga palët e treta të merrte udhëzime”, deklaroi ai.

Sa i përket veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, me të cilën ngarkohet i akuzuari, Nagip Krasniqi, Prokuroria pretendon se i akuzuari Krasniqi kishte komunikuar me persona jo zyrtar të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

“Prokuroria Speciale pretendon se ka prova të mjaftueshme komunikimet mes të akuzuarit Nagip Krasniqi dhe disa nga zyrtarët e partisë në pushtet, Vetëvendosje në përgjithësi e në veçanti me Dejona Mihali si përfaqësuese e partisë person jo zyrtar kishte komunikime të shpeshta dhe jo vetëm kaq, por i akuzuari Nagip Krasniqi i dërgonte referenca, projekte të ndryshme të cilat do të duhej të vendoste më vonë e për të cilat e njëjtë në mënyrë të kundërligjshme ishte m’veshur me autorizim nga i akuzuari që të jepte opinione madje në disa raste edhe të vendoste për to”, tha ai.

Ndërsa, vetë i akuzuari, Nagip Krasniqi komplet aktakuzën e ka quajtur të montuar karshi tij.

Sipas tij, prokuroria me ngritjen e aktakuzës ndaj tij, është munduar ta marrë rolin e aksionit dhe bordit të KEK-ut.

“Ky rast që e ka bërë prokuroria sipas bindjes time është një rast i montuar.,..me aktin e arrestimit tim dhe mbajtjen në paraburgim prej 5 muajve në fakt ka bërë dënimin pa u bërë gjykimi…. Për mua është shumë e çuditshme se prokuroria në një anë më fajëson për lidhjen e kontratës në anën tjetër më fajëson për mos lidhjen e kontratës nuk mund të ketë për të njëjtin veprim në të dyja anët të jesh fajtor. ..Prokuroria thotë se KEK ka blerë rrymë për shkak të mos operimit të bllokut që është komplet e pavërtetë sepse blerjen e energjisë e ka bërë KESCO dhe jo KEK….01’03/49 Në asnjë rast nuk ka pasur asnjë përfitim personal nga unë, as nuk ka pas përfitim për ndonjë palë të tretë, hetuesia dhe prokuroria kanë hetuar të gjitha llogaritë e mija dhe familjes sime dhe të afërmve të mi dhe nuk kanë gjetur asnjë cent për ndonjë keqpërdorim, por ata e dinë se pse e kanë bërë“ tha ai.

E avokati i tij, Vyrtyt Ibrahimaga e quajti dramatike fjalën hyrëse të prokurorisë, derisa theksoi se ky institucion nuk mund të dëshmojë se i klienti i tij ka kryer veprat me të cilat ngarkohet.

“Prokuroria nuk e ka asnjë ekspertizë për vlerësimin e çështjeve të prokurimit, nga dëshmitë që do të dëgjohen në këtë procedurë duke përfshirë edhe ekspertizën që e ka urdhëruar mbrojtja të cilën prokuroria nuk e ka lejuar gjatë fazës së hetimeve do të del që veprimet e prokurimit kanë qenë të bazuar në ligjin e prokurimit publik. Dhe se pretendimet e prokurorisë sa i përket shkeljeve për ligjin e prokurimit publik nuk janë të bazuara”, tha ai.

Fjalën e tij hyrëse e tha dhe i akuzuari tjetër, Isuf Zejna. Sipas tij, prokurimi me procedurë të negociuar nuk është i ndaluar dhe se në Kosovë vetëm në vitin 2023 janë lidhur mbi 40 këso lloj kontratash.

Ai madje thotë se edhe KEK ka nënshkruar kontrata të tilla për shërbime ligjore, të cilat kanë qenë 11 fish më të kushtueshme.

“Nga të gjitha këto kontrata Prokuroria ka vendosur që vëmendjen t’ia kushtoj një kontrate në vlerë prej 60 mijë euro, por ajo që nuk thuhet në aktakuzë e që është e rëndësishme të sqarohet se KEK edhe pas kësaj kontrate ka lidhur kontrata për shërbime ligjore të ngjashme me procedurë të negociuar të cilat kanë vlerë 11 fish më të madhe sesa ne që akuzohemi sot”, u shpreh ai.

Kurse, avokati që e mbron atë, Artan Çerkini tha se klienti i tij nuk ka përfituar asnjë cent, ashtu siç nuk e ka humbur asnjë shumë Korporata Energjetike e Kosovës.

“KEK asnjë cent se ka paguar për atë kontratë kompani ‘LLC’ aksion i së cilës është Isuf Zejna asnjë cent nuk e ka përfituar nga kontrata”, u shpreh ai.

Edhe në seancën fillestare të mbajtur më 7 shkurt 2025, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna ishin deklaruar të pafajshëm. Në këtë rast ishte i akuzuar edhe Ymer Dragusha, i cili ka arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë.

Kjo aktakuzë nga Prokuroria Speciale u ngrit më 30 dhjetor 2024. Ndërsa, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, gjykohet edhe në një rast tjetër ku akuzohet për korrupsion po ashtu në Korporatën Energjetike të Kosovës

Tags: KEKLVVNagip KrasniqiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHPK del me njoftim, tregon në cilat rajone ka ndryshime të situatës me cilësinë e ujit pas vërshimeve

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Trump kërcënon të përdorë Aktin e Kryengritjes për t’i dhënë fund protestave në Minneapolis

Trump kërcënon të përdorë Aktin e Kryengritjes për t’i dhënë fund protestave në Minneapolis

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

OKB rivendos sanksionet ndaj Iranit

Protestat në Iran: Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret takim urgjent pas kërkesës së SHBA-së

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHPK del me njoftim, tregon në cilat rajone ka ndryshime të situatës me cilësinë e ujit pas vërshimeve

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

MKRS-ja: Zgjedhja e Bekë Berishës për kryetar të KB Prishtinës, në kundërshtim me ligjin

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën