TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria Speciale: S’kishte dëshmi për caktim të paraburgimit ndaj Mefail Shkodrës për kallëzimin penal të Bujar Hoxhës

by teve1
1 muaj ago
2
A A
Prokuroria Speciale: S’kishte dëshmi për caktim të paraburgimit ndaj Mefail Shkodrës për kallëzimin penal të Bujar Hoxhës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka sqaruar se nuk ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Mefail Shkodrës në rastin e kallëzimit penal nga Bujar Hoxha, pasi në fazën fillestare të procedurës kanë qenë të nevojshme ndërmarrja e veprime të tjera hetimore me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta për Tëvë1 ka bërë të ditur se për kallëzimin penal nga ana e Bujar Hoxhës është njoftuar më 25 prill nga Policia e Kosovës.

“Me datë 25 prill 2025, PSRK është njoftuar nga Policia e Kosovës për paraqitjen e një kallëzimi penal nga ana e B.H. ndaj të dyshuarit M.Sh.Menjëherë pas pranimit të informatave, në po të njëjtën ditë Prokuroria ka filluar të ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka autorizuar hetuesit policorë për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të nevojshme ligjore. Në këtë rast, Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pasi në fazën fillestare të procedurës kanë qenë të nevojshme ndërmarrja e veprime të tjera hetimore me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Sipas ligjit, paraburgimi mund të kërkohet dhe të caktohet vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.Për më tepër, bazuar në raportet e Policisë, pas përfundimit të planit operativ, kontrollit të pronave të dyshuar, si dhe pas intervistës se të dyshuarve dhe ankuesit, nuk është pranuar asnjë informacion apo dëshmi që do të tregonte se ankuesi apo ndonjë anëtar i familjes së tij kanë qenë të kërcënuar nga ana e të dyshuarve”, ka theksuar Luta.

Tutje, ajo ka sqaruar se në rastin e parë, i dyshuari Mefail Shkodra dhe Edonis Shkodra kanë qenë në paraburgim për katër muaj për disa vepra penale, përfshirë fajden dhe detyrimin.

“Pas propozimit të avokatëve mbrojtës për zëvendësimin e masës me dorëzani në Gjykatën Themleore në Prishtinë, e njëjta propozimin e tillë e ka përcjell për vlerësim në Prokurori. PSRK-ja pas analizimit të kërkesës, ka dhënë propozimin për ndryshimin e masës së sigurisë, dhe Gjykata ka vendosur zëvendësimin e masës, pasi është vlerësuar se nuk ekzistonin më kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit.

Njëkohësisht, sipas Lutes, ndaj këtyre të pandehurëve kjo Prokurori ka sekuestuar 9 prona të paluajtshme në kuadër të këtij hetimi, dhe ka intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast penal, në përputhje me standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

“Theksojmë se rasti është ende në fazën e hetimeve, dhe gjithashtu janë duke u siguruar prova në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Prokuroria mbetet e përkushtuar për zhvillimin e një hetimi të pavarur, të paanshëm dhe të plotë, dhe siguron opinionin publik se çdo veprim po ndërmerret në përputhje me standardet ligjore dhe institucionale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Njëri nga kandidatët për kryetar të Gjilanit tërhiqet nga gara dhe nga partia

Njëri nga kandidatët për kryetar të Gjilanit tërhiqet nga gara dhe nga partia

Prokuroria Speciale konfirmon: Rozeta Hajdari e ftuar si e pandehur në hetimet për rezervat shtetërore

Arrestohet një person për krime lufte në Kosovë

Ish-diplomati amerikan James Rubin tregon se javën e ardhshme do të dëshmojë në Hagë

Ish-diplomati amerikan James Rubin tregon se javën e ardhshme do të dëshmojë në Hagë

ASK: Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.1 për qind

ASK: Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.1 për qind

Begaj pret Ramën në Presidencë për mandatimin e qeverisë

Begaj pret Ramën në Presidencë për mandatimin e qeverisë

Njëri nga kandidatët për kryetar të Gjilanit tërhiqet nga gara dhe nga partia

Njëri nga kandidatët për kryetar të Gjilanit tërhiqet nga gara dhe nga partia

“Mesditë”- 12.09.2025

“Mesditë”- 12.09.2025

Zyrtare: Elbasan Rashani bashkohet me Melbourne City në A-League të Australisë

Zyrtare: Elbasan Rashani bashkohet me Melbourne City në A-League të Australisë

“Liverpooli nuk ka nevojë për Isakun, Salah është çelësi i titullit”, flet legjenda e Ligës Premier

“Liverpooli nuk ka nevojë për Isakun, Salah është çelësi i titullit”, flet legjenda e Ligës Premier

“Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë”, Hysaj: Besoj në ëndrrat që kam, siç ishte Europiani

“Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë”, Hysaj: Besoj në ëndrrat që kam, siç ishte Europiani

Man City dëshiron të nënshkruajë në janar me yllin e Barcelonës

Man City dëshiron të nënshkruajë në janar me yllin e Barcelonës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën