Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj bëri të ditur për teve1.info se janë duke u shqyrtuar deklaratat e ish-drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, tashmë i shkarkuar nga Bulliqi.
“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria është duke i shqyrtuar të gjitha pretendimet e dhëna në opinionin publik nga z. Mulliqi, si dhe do të veprojë konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.
Gjatë kësaj jave, Bulliqi e ka shkarkuar nga detyra Mulliqin. I njëjti ka akuzuar të parin e komunës së Podujevës për ndërhyrje në vendimet për ndërtimet në zonën e Orllanit. /Teve1.info/