TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
29 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
29 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për zyrtarët komunal të arrestuar

nga teve1
1 ditë më parë
1
A A
Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për zyrtarët komunal të arrestuar

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ndaj katër zyrtarëve të komunës së Gjakovës me inicialet A.B., E.B., A.L., dhe A.K., të arrestuar të mërkurën, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë,  për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas pikës I të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2018 i pandehuri A.B., në cilësinë e personit zyrtar Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjakovë, si dhe e pandehura E. B., në cilësinë e personit zyrtar Udhëheqëse e Sektorit Urbanistik në këtë drejtori, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare e me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjellin dobi pasurore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare duke vepruar në kundërshtim me interesin publik ashtu që më datë 10.10.2018 kanë lëshuar dhe nënshkruar pëlqimin në interes të palës A.L., për parcelimin e pjesshëm fizik të disa parcelave

“…në pronësi shoqërore Rrugë publike, nr….. në pronësi të Kuvendit Komunal në e Gjakovë dhe nr…. në pronësi të K. të B. I. në e Gjakovë (V.) edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarët juridik të këtyre palujtshmerive pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatat pronësore të datës 24.09.2018, dhe nga ky veprim pala A.L., arrin te krijoj parcelat e reja dhe te njëjtat i bart ne emër të vetin, me çrast me veprimet e tyre kanë cenuar dhe dëmtuar pasurin e Kuvendit Komunal në e Gjakovë, si dhe të K. të B., I., në e Gjakovë. Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,thuhet në njoftim.

Sipas pikës II të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2019 i pandehuri A.B., në cilësinë e personit zyrtar Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e e Gjakovë, si dhe e pandehura E.B., në cilësinë e personit zyrtar Udhëheqëse e Sektorit Urbanistik në këtë drejtori, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare e me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjellin dobi pasurore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare duke vepruar në kundërshtim me interesin publik, ashtu që më datë 25.10.2019 kanë lëshuar dhe nënshkruar pëlqimin në interes të palëve M.Ll., dhe Sh.B., për parcelimin e pjesshëm fizik të parcelave në pronësi të K. të B. I., në e Gjakovë

“(V….) edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarin juridik të kësaj palujtshmerie pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatën pronësore të datës 01.10.2019, dhe nga ky veprim palët M.Ll., dhe Sh.B., arrin ti bartin pronat në pronësi të tyre në sipërfaqe prej 599 m2 dhe objektin nr…… në sipërfaqe prej 115 m2, me çrast me veprimet e tyre kanë cenuar dhe dëmtuar pasurin e K. të B. I. në Gjakovë. Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, theksohet në njoftim.

Sipas pikës III të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar të pandehurit të pandehurit A.L.,dhe A.K. gjatë vitit 2019 e pandehura A.L., ne cilësinë e personit zyrtar Drejtoreshë në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e e Gjakovë, si dhe i pandehuri A.K., në cilësinë e juristit, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare e me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjellin dobi pasurore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare duke vepruar në kundërshtim me interesin publik dhe të Ligjin për Kadaster në atë mënyrë që edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarët juridik të këtyre palujtshmerive pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatat pronësore, më datë 15.01.2019 kanë nxjerrë dhe nënshkruar vendimin për aprovimin e regjistrimit të parcelave të reja kadastrale të formuara pas matjes me kërkesë të A.L.

“.. dhe atë prej parcelës nr…… në pronësi shoqërore Rrugë publike janë krijuar parcelat e reja nr….. në sipërfaqe prej 5996 m2 e cila ka mbetur në pronësi të PSH dhe paecela nr. ….. në sipërfaqe pre 12 m2 qe është bartur në pronësi të palës A. L., prej parcelës nr…… në pronësi K. të B. I., në e Gjakovë (V…), janë krijuar parcelat e reja nr. …..në sipërfaqe pre 168 m2 qe është bartur në pronësi të palës A.L., dhe numër ….., në sipërfaqe prej 3618 m2, qe ka mbetur në pronësi te v…., prej parcelës nr. …..në pronësi të vendit Komunal Gj., janë krijuar parcelat e reja nr. ….. në sipërfaqe prej 280 m2 qe është bartur në pronësi të palës A.L., dhe nr. …… në sipërfaqe 5406 m2 qe ka mbetur në pronësi të Kuvendit Komunal në e Gjakovë, me çrast me veprimet e tyre kanë cenuar dhe dëmtuar pasurin e Kuvendit Komunal në e Gjakovë, si dhe të K. të B. I. në e Gjakovë. Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale eqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 te KPRK- së”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndërkaq, sipas pikës IV të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2019 e pandehura A.L., ne cilësinë e personit zyrtar Drejtoreshë në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e e Gjakovë, si dhe i pandehuri A.K., në cilësinë e juristit, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare e me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjellin dobi pasurore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare duke vepruar në kundërshtim me interesin publik dhe me nenin 13 dhe 14 të Ligjit për Kadastër në atë mënyrë që edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarin juridik të kësaj palujtshmërie, pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatën pronësore, më datë 12.12.2019 kanë nxjerrë dhe nënshkruar vendimin për aprovimin e regjistrimit të pronësisë tek palët e treta Sh.B., dhe M.Ll.

“…ashtu që parcelën nr…… në sipërfaqe prej 599 m2 dhe objektin nr…… në sipërfaqe prej 115 m2 pronë e K. të B. I. në e Gjakovë, (V….), fillimisht e bartin në emër dhe pronësi të M. L., e më pas në emër të Sh.B., dhe familjarëve të tij në 1/4, me çrast me veprimet e tyre kanë cenuar dhe dëmtuar pasurin e K. të B. I., në e Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Arrestohet drejtori i Urbanizmit dhe tre zyrtarë të tjerë në Gjakovë

Tags: paraburgimProkuroria Themelore në GjakovëZyrtarë komunal
ShareTweet

Postime të ngjashme

Reagon Pacolli: U kërcënova dhe u sulmova verbalisht në lokal, videoja është e manipuluar

Reagon Pacolli: U kërcënova dhe u sulmova verbalisht në lokal, videoja është e manipuluar

“Jo Haxhiut” – Rrahmani thotë se si pjesë e VV-së nuk do ta votonte për kryeparlamentare

“Jo Haxhiut” – Rrahmani thotë se si pjesë e VV-së nuk do ta votonte për kryeparlamentare

Rrahmani: Jam krenar që s’jam pjesë e këtij Kuvendi – votimi i fshehtë, absurd

Rrahmani: Jam krenar që s’jam pjesë e këtij Kuvendi – votimi i fshehtë, absurd

I nxehti ekstrem godet Kosovën – 41.6°C në Hani të Elezit, temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë

I nxehti ekstrem godet Kosovën – 41.6°C në Hani të Elezit, temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë

Reagon Pacolli: U kërcënova dhe u sulmova verbalisht në lokal, videoja është e manipuluar

Reagon Pacolli: U kërcënova dhe u sulmova verbalisht në lokal, videoja është e manipuluar

“Jo Haxhiut” – Rrahmani thotë se si pjesë e VV-së nuk do ta votonte për kryeparlamentare

“Jo Haxhiut” – Rrahmani thotë se si pjesë e VV-së nuk do ta votonte për kryeparlamentare

Rrahmani: Jam krenar që s’jam pjesë e këtij Kuvendi – votimi i fshehtë, absurd

Rrahmani: Jam krenar që s’jam pjesë e këtij Kuvendi – votimi i fshehtë, absurd

“Këndi i debatit”- 25.07.2025

“Këndi i debatit”- 25.07.2025

I nxehti ekstrem godet Kosovën – 41.6°C në Hani të Elezit, temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë

I nxehti ekstrem godet Kosovën – 41.6°C në Hani të Elezit, temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë

Gjithçka në rregull në shtëpinë e Interit, bëjnë paqe Calhanoglu e Lautaro

Gjithçka në rregull në shtëpinë e Interit, bëjnë paqe Calhanoglu e Lautaro

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X