TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria kërkon të refuzohet kërkesa e Selimit për kufizime në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Prokuroria kërkon të refuzohet kërkesa e Selimit për kufizime në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) i është kundërpërgjigjur kërkesës së mbrojtjes së Rexhep Selimit lidhur me vendosjen e disa masave gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes. ZPS-ja ka kërkuar që kërkesa të refuzohet.

Selimi kishte kërkuar që Prokuroria të kufizohet në marrjen në pyetje kundërshtuese vetëm në çështje që janë trajtuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë paraqitjes së çështjes së saj.

Ndërsa, Prokuroria në parashtresën e saj të dorëzuar më 28 korrik 2025, kishte thënë se kjo do anashkalonte pa nevojë procedurat që e rregullojnë këtë gjykim dhe si e tillë duhet të refuzohet në tërësi.

Tha se kërkesa e Selimit injoron qartë rregulloren që ka të bëjë me marrjen në pyetje kundërshtuese.

Veç kësaj, ata thonë se Rregulla 143 (3) ua lejon palëve që të bëjnë pyetje që shqyrtojnë çështje që kanë dalë gjatë pyetjeve kryesore, por edhe pyetje mbi çështje që janë të rëndësishme mbi rastin e secilës nga palët.

Sipas Prokurorisë, kjo ishte konstatuar edhe në gjykimin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, që lejohet marrja në pyetje kundërshtuese mbi çështje që janë të rëndësishme për rastin e palës që merr në pyetje kundërshtuese, duke përfshirë edhe ZPS-në.

Prokuroria thotë se palëve ashtu edhe atyre u jepet diskrecion i gjerë për t’i “treguar dëshmitarit çdo dokument apo provë tjetër në përputhje me Rregullat” duke përfshirë këtu edhe dokumente që nuk janë përdorur më herët gjatë marrjes në pyetje.

Pra, Prokuroria pretendon se mund të përdoren dokumente që kanë rendësi për rastin e saj dhe jo vetëm për çështje që bien në fushëveprimin e pyetjeve kryesore.

Një urdhër siç ka kërkuar Selimi për provat e reja, Prokuroria pretendon se do të ndikonte negativisht mbi drejtësinë, shpejtësinë dhe efikasitetin e procedurave.

Sipas tyre, kufizimi i fushëveprimit në marrjen në pyetje kundërshtuese, trupi gjykues do të përballej me kërkesa për të rikthyer dëshmitarë të mëparshëm në sallën e gjyqit për t’i kundërshtuar çështjet që janë përjashtuar.

Prokuroria thotë që mbrojtja e Selimit po kërkon të ndalohet që ata të nxjerrin prova gjatë marrjes në pyetje kundërshtuese që mund të lidhen me aktet dhe sjelljen e tij, pavarësisht nëse ato prova janë të rëndësishme ose jo.

“Ky ndalim i përgjithshëm nuk është i justifikuar dhe duhet të refuzohet tërësisht, pasi (i) ka të bëjë me çështje hipotetike që kërkojnë kontekst për t’u gjykuar, (ii) nuk është i nevojshëm në dritën e masave të gjera mbrojtëse brenda kuadrit aktual procedural, dhe (iii) bie ndesh me natyrën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe me qëllimin e gjetjes së të vërtetës”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë.

Po ashtu, ZPS-ja thotë se çdo kërkesë për ndryshimin e paragrafit 112 të urdhrit mbi zhvillimin e procedurës është i panevojshëm, pasi tashmë ky paragraf ofron mundësi të mjaftueshme për një palë që të kërkojë leje për të rifilluar marrjen në pyetje kundërshtuese.

Prokuroria thekson se kufizimet e propozuara në kërkesë i janë drejtuar vetëm atyre dhe kjo do i lejonte të akuzuarit që të kontrollojë në mënyrë të palejuar marrjen në pyetje të dëshmitarëve në një mënyrë që bie ndesh me qëllimin e zbulimit të së vërtetës, të drejtat e viktimave dhe për një gjykim të balancuar. /BetimipërDrejtësi

Selimi kërkon masa për dëshmitarët e mbrojtjes gjatë marrjes në pyetje nga palët tjera

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kushtet atmosferike, Policia apelon qytetarët për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë në komunikacion

IHMK reagon ndaj spekulimeve: Nuk ka parashikim zyrtar për temperatura –20°C

Gjykata merr vendim për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor në rastin e “Gylenistëve”

Gjykata merr vendim për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor në rastin e “Gylenistëve”

Paralajmërimi për masa të reja, vlerësohet se shpejtë mund të konkretizohet

Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anëtarëve të Këshillit së shpejti

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Vuçiq i emocionuar për takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

Serbia nuk do të ketë përfaqësues në Samitin e BE-së

Sa mandarina duhet të hani për një dozë të mirë të vitaminës C?

Sa mandarina duhet të hani për një dozë të mirë të vitaminës C?

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person për rastin ku dyshohet se një i mitur u dhunua në Ferizaj

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron bllokimin e cisternave të naftës në Venezuelë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dy të arrestuar në Drenas, njëri për dhunë në familje e tjetri për sulm ndaj policëve

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën