TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria kërkon të hudhet poshtë kërkesa e Thaçit për zvogëlimin e shtrirjes kohore të aktakuzës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Prokuroria kërkon të hudhet poshtë kërkesa e Thaçit për zvogëlimin e shtrirjes kohore të aktakuzës

Prokuroria ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes se Hashim Thaçit që trupi gjykues të ftojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të zvogëlojë shtrirjen kohore të aktakuzës, në jo më vonë se 20 qershori i vitit 1999.

Organi i ndjekjes ka kërkuar që trupi gjykues të hudh poshtë këtë mocion. Sipas tyre, mocioni nuk ka bazë ligjore dhe i mungon justifikimi adekuat.

Në shkresën e prokurorisë thuhet se mbrojtja po tenton të kthejë prapa procedimin kundër tyre duke sfiduar me vonesë konfirmimin e akuzave dhe duke paraqitur para kohe një rast për t’u përgjigjur parashtrimit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën aktuale, duke përfshirë edhe ekzistimin e një konflikti të armatosur ndërmjet 20 qershorit 1999 dhe 16 shtatorit 1999. Për të gjitha mocionet paraprake, duke përfshirë edhe kundërshtimin e aktakuzës, është vendosur. THAҪI tani paraqet një kombinim konfuz të dispozitave ligjore të pazbatueshme dhe jurisprudencës së TPNJ-së, me qëllim që të rindërtohet baza e vendosur”, thuhet tutje.

Sipas prokurorisë, mocioni nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje transparente për të anashkaluar kuadrin ligjor të Dhomave të Specializuara dhe duhet të hidhet poshtë përfundimisht.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

Në këtë aktakuzë, thuhet se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara më lart, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kryer përmes pjesëmarrjes së tyre në një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe/ose kanë ndihmuar dhe nxitur krimet e ngarkuara në këtë aktakuzë.

Sipas prokurorisë, krahas kësaj ose në alternativë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës si eprorë për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

Tutje, aktakuza thotë se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, e dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e akuzuara në këtë aktakuzë ishin gati të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe nuk kishin marrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për parandalimin e krimeve të tilla ose të ndëshkojnë autorët e saj./BetimipërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

Reagimi i Qeverisë pas pezullimit të dialogut: SHBA mbetet aleati ynë strategjik, i mirëpresim edhe kritikat

Kreu i LDK-së, Abdixhiku: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, do ta bëjmë

Lumir Abdixhiku reagon pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA-në

​Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

ShBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, Rama: Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk

Ambasada Amerikane në Prishtinë uron Ditën e Pavarësisë: Të bashkuar për një të ardhme më të sigurt

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Aksident tragjik në Bolonja, vdes 18-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Bolonja, vdes 18-vjeçari shqiptar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën