Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të arrestuarve për kultivim të drogës ku në gusht të këtij viti ishin gjetur mbi 900 bimë narkotike.
Në kërkesën e Prokurorisë të cilën e ka parë teve1.info, kërkohet nga Gjyka Themelore që ndaj G.G, F.K dhe S.G, të caktohet masa e paraburgimi duke arsyetuar plotësimin e kushteve për një kërkesë të tillë.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), kanë arritur të arrestojnë të mërkurën dy persona të dyshuar në lidhje me kultivim të substancës narkotike që ishte kapur në një fshat të Klinës, në muajin gusht të këtij viti.
Arrestohen dy të dyshuar për drogën e gjetur në gusht në një fshat të Klinës