TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria jep detaje për operacionin antidrogë “Delivery” : Sekuestrohen para, vetura e substanca narkotike

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Prokuroria jep detaje për operacionin antidrogë “Delivery” : Sekuestrohen para, vetura e substanca narkotike

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për operacionin antidrogë “Delivery”, të realizuar në Prishtinë.

Në këtë operacion janë ndaluar pesë persona, në raste të ndryshme të ndërlidhura me një objekt banesor ku katër prej tyre dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’dhe një person për veprën penale ‘’Hyrja e paautorizuar kompjuterike’’ dhe ‘’Mashtrimi Kompjuterik’’.

Sipas njoftimit, pas një pune intensive hetimore, dhe grumbullimit të informatave relevante lidhur me aktivitetet kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, janë identifikuar katër persona të dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike të dyshuar të llojit marihuanë dhe kokainë në Komunën e Prishtinës.

Po ashtu janë realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme në Komunën e Prishtinës. Gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar: një paketim me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë me peshë totale 1.117.5 gramë, dhe dy paketime me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë 2.221 gramësh, para të gatshme në vlerë prej 4045 euro, 40 funta dhe 40 franga, dy (2) vetura, katër (4) telefona celularë, si dhe njëzetë e pesë (25) qese me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, me peshë totale prej 11.9 gramësh.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 26 mars 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), njofton opinioinin publik, se nën udhëheqjen e Prokurorit të shtetit është realizuar me sukses një operacion antidrogë i koduar ‘’D……..’’.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar pesë (5) persona, në raste të ndryshme të ndërlidhura me një objekt banesor ku katër (4) prej tyre dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, sipas nenit 267 të KPRK-së, dhe një (1) person për veprën penale ‘’Hyrja e paautorizuar kompjuterike’’, sipas nenit 277/D, dhe ‘’Mashtrimi Kompjuterik’’, nga neni 277/K sipas Ligjit Nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Nr.06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës.

Pas një pune intensive hetimore, dhe grumbullimit të informatave relevante lidhur me aktivitetet kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, janë identifikuar katër (4) persona të dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike të dyshuar të llojit marihuanë dhe kokainë në Komunën e Prishtinës.

Ndërkohë, Prokurori i shtetit në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës, ka realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme në Komunën e Prishtinës. Gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar: një paketim me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë me peshë totale 1.117.5 gramë, dhe dy paketime me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë 2.221 gramësh, para të gatshme në vlerë prej 4045 euro, 40 funta dhe 40 franga, dy (2) vetura, katër (4) telefona celularë, si dhe njëzetë e pesë (25) qese me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, me peshë totale prej 11.9 gramësh.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.

Tags: PoliciaPrishtineprokuroria themeloreTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bedri Hamza: Vendimi i Gjykatës Speciale është zhgënjyes dhe minon besimin në drejtësi

Hamza para takimit të kryesisë së PDK: Nuk kam pranuar ftesë nga Kurti

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

I dënuar për drogë, arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë – dërgohet në vuajtje të dënimit

Erëra të forta sot në Kosovë, paralajmëron IHMK

Erëra të forta sot në Kosovë, paralajmëron IHMK

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Bedri Hamza: Vendimi i Gjykatës Speciale është zhgënjyes dhe minon besimin në drejtësi

Hamza para takimit të kryesisë së PDK: Nuk kam pranuar ftesë nga Kurti

Kallas: Është në interesin e të gjithëve që të ndalet lufta në Iran

Kallas: Është në interesin e të gjithëve që të ndalet lufta në Iran

Meta dhe YouTube krijuan produkte që shkaktojnë varësi dhe që dëmtojnë të rinjtë, zbulon juria

Meta dhe YouTube krijuan produkte që shkaktojnë varësi dhe që dëmtojnë të rinjtë, zbulon juria

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

I dënuar për drogë, arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë – dërgohet në vuajtje të dënimit

Erëra të forta sot në Kosovë, paralajmëron IHMK

Erëra të forta sot në Kosovë, paralajmëron IHMK

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Prishtinë

AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, do të diskutohen zhvillimet aktuale

AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, do të diskutohen zhvillimet aktuale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën