TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria i cilëson paragjykuese dhe të pamatura deklaratat e ministres Haxhiu

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Prokuroria shënjestron rastin “Reflektori”, të përfshirë 11 persona

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësim për deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kjo për shkak të siç thuhet, “riciklimin e vazhdueshëm të deklaratave paragjykuese, të pamatura dhe të paverifikuara ndaj PSRK-së nga ana e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu”.

“Reagim i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ndaj deklaratave të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të dhëna mbrëmë në emisionin “Context” në ATV. Prononcimet e paskrupullta publike të Ministres së Drejtësisë, për, kinse, mosveprim dhe neglizhencë të PSRK-së ndaj rasteve të ndryshme, demantohen plotësisht nga aktivitetet dhe raportet zyrtare të PSRK-së që pasqyrojnë dhe tregojnë qartazi të kundërtën e asaj që predikon pandalshëm dhe përditë kjo ministre”, thuhet në reagim.

Sipas reagimit, deklaratat e tilla burojnë dhe artikulohen nga pasaktësitë maksimale, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë tërësisht tendencioze ndaj kësaj prokurorie

“Në këtë aspekt, theksojmë se deklarimet e tilla burojnë dhe artikulohen nga pasaktësitë maksimale, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë tërësisht tendencioze ndaj kësaj prokurorie, sepse të thuash se PSRK-ja kontrollon dhe mbikëqyrë vendimet e krejt sistemit prokurorial kinse për verifikimin dhe shkeljen e mundshme të ndonjë ligji, vërtet është një nonsens i llojit të veçantë publik, i padëgjuar dhe krejtësisht imagjinar, gjë që na bënë të vijmë në përfundim se deklaratat e tilla ngritën dhe shuhen në kuadër të spekulimeve, sepse servohen vetëm për nevoja të agjendave ditore politike.  PSRK-ja bënë me dije se kompetencat dhe veprimtaria e saj në kuadër të Prokurorit të Shtetit nuk janë hartuar dhe nuk zbatohen me paragjykime nga askush dhe nuk realizohen në bazë të vullnetit të dikujt jashtë sistemit prokurorial, por përbëjnë ligjshmëri, legjitimitet dhe profesionalizëm, me anët të realizimit të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të ngushtë me akterët në kuadër të sistemit prokurorial dhe me të gjitha institucionet e tjera në suaza të kompetencave përkatëse, si dhe duke respektuar normat dhe standardet e funksionimit demokratik të institucioneve në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e PSRK-së.

Teksa i është bërë thirrje ministres Haxhiu, që të përmbahet nga deklarata “shantazhuese dhe nënçmuese” ndaj PRSK-së, punës së kryeprokurorit dhe prokurorëve të saj.

“Prandaj, PSRK-ja, me këtë rast, i bënë thirrje Ministres Haxhiu që më në fund të fillojë të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe nënçmuese ndaj PSRK-së dhe ndaj punës së Kryeprokurorit dhe prokurorëve të saj, sepse kjo përbën tendencë të hapur për të ndikuar në punë, për të ndërhyrë në kompetencat dhe në veprimtarinë legjitime të kësaj prokurorie dhe ndaj punës së prokurorëve të shtetit dhe nuk ka se si të quhet ndryshe përveç se si tentativë e pathemeltë dhe e dështuar. PSRK-ja, deklaron se do të punojë dhe veprojë fuqishëm dhe do të mbrojë me të gjitha mjetet juridike-ligjore në dispozicion punën e saj profesionale dhe njëherësh i bënë thirrje publike Ministres së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që të lënë anash deklaratat dhe presionet avantureske dhe të kota, të cilat, faktikisht, janë në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Rrjedhimisht, PSRK-ja deklaron se, si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet, do t’i shkojë deri në fund çdo rasti që është në dëm të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, pavarësisht se kush është, në çka beson dhe çfarë ka bërë dhe çfarë bënë. Puna dhe misioni ynë do të jenë jashtë agjendave të politikës ditore, sepse vlerësimi i punës së prokurorive dhe prokurorëve nuk varet nga vullneti i individëve, subjekteve dhe grupeve të caktuara”, thuhet tutje./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK e Aleanca sërish në sallë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sërish në sallë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin

Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin

PDK e Aleanca sërish në sallë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sërish në sallë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin

Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

Mërgimtarët po presin deri në 30 minuta në Merdarë

2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën