Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme, për sigurimin dhe grumbullimin e provave shtesë lidhur me rastin e parregullsive të dyshuara në njehësorët elektrikë të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).
Sipas njoftimit zyrtar, ekziston dyshimi se disa nga këta njehsorë nuk po matin në mënyrë të saktë energjinë elektrike të shpenzuar, me ç’rast dyshohet se është kryer vepra penale ‘’Mashtrimi’’.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ushtrimin e kompetencave ligjore, duke garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik”, theksohet në njoftim./teve1.info/








