TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Projekti që ndikoi te fëmijët e komuniteteve jo-shumicë për të drejtat e tyre

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Projekti që ndikoi te fëmijët e komuniteteve jo-shumicë për të drejtat e tyre

Instituti për Promovimin e Arsimit (IPEDU), me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Kosovë, organizoi një konferencë për nder të 20-vjetorit të zbatimit të projektit “Të drejtat tona mbi edukimin për të drejtat e fëmijëve në Kosovë”.

Organizimi i kësaj ngjarje kishte për qëllim krijimin e hapësirës për fëmijët dhe mësimdhënësit që të ndajnë përvojat, arritjet dhe praktikat më të mira të zhvilluara gjatë këtij projekti.

Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq tha se fuqizimi i fëmijëve përmes edukimit për të drejtat e njeriut, është një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme të Sllovenisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të të rinjve.

“Qëllimi i projektit “Të Drejtat Tona”, i bazuar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, është t’u mundësojë të rinjve, veçanërisht fëmijëve në fazën e zhvillimit dhe kërkimit të identitetit, të mësojnë rreth të drejtave të njeriut, të drejtave të tyre, të drejtave të fëmijëve dhe respektimit të të drejtave të të tjerëve. Fuqizimi i fëmijëve, veçanërisht përmes edukimit për të drejtat e njeriut, është një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme të Sllovenisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të të rinjve… Këtë vit, programi përfshin fëmijë nga komunitetet jo-shumicë boshnjake dhe turke, të cilët i mirëpres veçanërisht, së bashku me mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e komunave të tyre”, tha Benedejqiq.

Sipas ambasadores Benedejqiq, “IPEDU” ka treguar rezultate të shkëlqyera në zbatimin e projektit për 20 vjet, duke fuqizuar më shumë se 100 mijë fëmijë në 660 shkolla në Kosovë, duke përfshirë fëmijët nga komunitetet jo-shumicë si boshnjakët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

Shefja e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko tha se vetëm një në tre fëmijë me aftësi të kufizuara është i regjistruar në arsim gjithëpërfshirës.

Ajo potencoi se shumë fëmijë, nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe nga komunitete të tjera ende përballen me diskriminim dhe shumë shpesh braktisin shkollën.

Vashchenko bëri thirrje për rritjen e qasjes në edukimin e hershëm, pasi mbetet i kufizuar, veçanërisht në zonat rurale.

“Një në katër fëmijë në Kosovë jeton në varfëri, me qasje të kufizuar në shërbime sociale. Vetëm një në tre fëmijë me aftësi të kufizuara është i regjistruar në arsim gjithëpërfshirës. Shumë fëmijë, veçanërisht nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe nga komunitete të tjera vulnerabël, ende përballen me diskriminim dhe shumë shpesh braktisin shkollën. Shëndeti mendor tek adoleshentët është një shqetësim në rritje. Ne si UNICEF, së bashku me partnerët tanë, po bëjmë thirrje për rritjen e qasjes në edukimin e hershëm, pasi mbetet i kufizuar, veçanërisht në zonat rurale… Duhet të vazhdojmë të forcojmë arsimin gjithëpërfshirës, duke siguruar që e drejta e çdo fëmije të mbrohet, pavarësisht nga origjina, aftësia, përkatësia etnike apo statusi ekonomik”, potencoi Vashchenko.

Ajo theksoi se zgjerimi i skemave të mbrojtjes sociale për të reduktuar varfërinë dhe për të rritur qëndrueshmërinë e familjeve është i domosdoshëm.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Merita Jonuzi tha se respektimi i të drejtave të fëmijëve është treguesi më i mirë i nivelit të demokracisë së një vendi.

Mësimdhënësja në shkollën fillore “Mehmet Xhevori” në Prishtinë, Arbesa Ismaili, theksoi rëndësinë e edukimit në një mjedis që njeh, respekton dhe fuqizon të drejtat e fëmijëve.

“Në cilësinë e mësimdhënëses dhe psikologes së shkollës, unë përjetoj çdo ditë se sa e rëndësishme dhe thelbësore është që fëmijët të ndjekin mësimin dhe të jetojnë dhe të rriten në një mjedis jo vetëm që i njeh të drejtat e fëmijëve por edhe që i respekton dhe i fuqizon ata në mbrojtjen e këtyre të drejtave”, tha Ismaili.

Projekti “Të Drejtat Tona” është zbatuar në Kosovë që nga viti shkollor 2005/2006 dhe vazhdon edhe sot, duke i targetuar fëmijët e moshës 9-13 vjeç.

Qëllimi i projektit është të edukojë fëmijët për të drejtat e tyre përmes albumeve për nxënës, të cilat përfshijnë ilustrime të 13 të drejtave themelore të përzgjedhura të fëmijëve, si dhe përmes udhëzuesve të veçantë të dizajnuar për mësimdhënësit.

Zbatimi i projektit në Kosovë është zhvilluar paralelisht me atë në Slloveni dhe në 25 vende të tjera të botës, ndër të cilat përfshihen edhe fëmijë nga Gaza dhe fëmijë romë në disa shtete./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kodi Civil, kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por procesi po has në vështirësi

Kodi Civil, kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por procesi po has në vështirësi

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Sveçla pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Kosova U15 shkëlqen në Maltë, fiton me rezultat bindës

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Sveçla pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Emocione të forta në rivarrimin e heroit Idriz Rrecaj, trupi i tij rikthehet në vendlindje, në Marinë të Skënderajt

Emocione të forta në rivarrimin e heroit Idriz Rrecaj, trupi i tij rikthehet në vendlindje, në Marinë të Skënderajt

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën