TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Projekti FIERC nxit zhvillimin ekonomik dhe promovon bashkëpunimin ndëretnik në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Projekti FIERC nxit zhvillimin ekonomik dhe promovon bashkëpunimin ndëretnik në Kosovë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI) ka organizuar konferencën “Dialogu në komunitet për paqe: Përpjekjet e pajtimit në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë janë prezantuar të arriturat e projekti Nxitja e pajtimit dhe bashkëpunimit ndëretnik (FIERC), projekt ky i cili është zhvilluar në gjashtë komunat e Kosovës e që ka pasur qëllim që të nxis pajtimin dhe bashkëpunimin ndëretnik.

Mentor Vrajolli, drejtor Ekzekutiv në QKSS, tha se qëllimi i projektit ka qenë promovimi i bashkëpunimit ndëretnik në Kosovë.

“Ky event, njëfarë forme, përmbyll një fazë të këtij projekti me një numë të madhe të aktiviteteteve. Qëllimi ka qenë promovimi i bashkëpunimit ndëretnik në Kosovë”, tha ai.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se nga ky projekt janë siguruar edhe vende të punës, por sipas tij, ajo që është me e rëndësishme është se me këto projekte synohet që të arrihet një Kosovë multi-etnike.

Ai tha se këto rrëfime suksesi do të zgjerohen edhe në komunat e tjera.

“Ajo që është arritur brenda 18 muajve është se janë themeluar në gjashtë komuna forume që janë marrë me probleme konkrete, parku i qytetit është rinovuar, pastaj fusha sportive e kështu më radhe. Përveç kësaj, vende pune janë siguruar në aspektin ekonomik… Avokimi për dialog, dhe në fund përkujdesja për bashkëpunimi ndër-komunal. Çështja më inkurajuese në këtë projekt, këto tregime të suksesshme në nivelin lokal është ajo që ne synojmë në një Kosovë shumetnike”.

“Ne dëshirojmë të zgjerojmë rrëfimin e suksesit edhe në komuna të tjera. Që kjo të ndodhë ne inkurajojmë që të bashkëpunojmë me Qeverinë e Kosovës dhe falënderoj ministrin Nenad Rashiq”, tha ai.
Jovana Radosavljević, drejtoreshë Ekzekutive e NSI-së, tha se Kosova nuk mund të ekzistojë nëse në të nuk janë të përfshirë edhe komunitetet.

Ajo tha se në këtë projekt janë fokusuar në komunitetin shqiptar dhe atë serb dhe se qëllimi ka qenë ngritja e bashkëpunimit.

“Ngritja e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe përmirësimi ka qenë qëllim i këtij projekti. Jemi fokusuar në komunitetin shqiptar dhe serb. Ne ballafaqohemi me nevojat që të ngrisim dialogun, kërkojmë që qytetarët të marrin iniciativë dhe institucionet t’i realizojnë ato. Kosova nuk mund të ekzistojë nëse nuk ndërtohet me respekt të dyanshëm dhe nëse komunitetet nuk janë të përfshira.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në lidhje me dialogun dhe lidhjen e komuniteteve”, tha ajo.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se kontributi i këtij projekti ka qenë përmirësimi i kushteve dhe vendosja e paqes.

Ai tha se nga muaji shkurt, në 15 ministri do të hapet një konkurs ku do të kenë mundësi punësimi 10 pjesëtarë të komuniteteve.

“Unë e kamë lexuar raportin dhe kam parë qe ka pasur ndikim. Një kontribut që ka qenë adekuat; elementi më i rëndësishëm është që të investohet në përmirësimin e kushteve dhe të kemi paqe. Kur kemi dy shtete serioze dhe ekziston mund të gjejmë mënyra që të bashkëpunojmë. Projekti do të publikohet rreth muajit mars për programin i cili do të jetë i prezantuar i ka disa parakushte. Nga shkurti 15 ministri ekzistuese do të kenë një konkurs, ku 10 kandidat nga komunitete do të kenë mundësi punësimi dhe të jenë pjesë e institucioneve”, tha ai.

Marko Milenković, nga NSI, zyrtar i projektit FIERC, duke shpjeguar komponentët e këtij projekti tha se, ky projekt është realizuar në komunat Graçanicë, Kamenicë, Lipjan, Shtërpcë, Viti dhe Mitrovicë.

“Projekti i FIERC ka pasur tri projekte thelbësore, ka qenë i fokusuar në gjashtë komuna: Graçanicë, Kamenicë, Lipjani, Shtërpcë, Viti dhe Mitrovicë. Kanë qenë tri komponentë: komponentë e parë përfshirja analizave dhe hapat të cilën i kemi ndërmarre që të kuptojmë gjendjen sa i përket pajtimit, bashkëpunimit, perceptimi i qytetareve dhe mundësit mes etnive. Qëllimi i dytë ka qenë një analizë më e thellë, me synimin që të ofrojë një përkrahje direkte mes organizatave dhe institucioneve dhe angazhimit në procesin e vendimmarrjes. I kemi pasur 6 trajtime. Katër gjera janë lënë në komuna mentorëve të cilët do të punojnë dhe këto trajnime, kanë pasur 200 njerëz të përfshire dhe sipas mendimit tim ka qenë një rezultat shumë i mirë”, tha Milenković nga FIERC.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Bayerni barazon me Arsenalin

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën