Për herë të parë projekti për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë kishte filluar në vitin 2016.
Por nëntë vite pas, ky projekt ende nuk ka përfunduar.
E këtë të martë, u bë e ditur se punimet në këtë rrugë janë ndaluar.
Në një konferencë për media, nga Ministria e Kulturës u tha se Inspektorati ka marrë këtë vendim për shkak se mund të preket hapësira dhe asetet e trashëgimisë kulturore.
“Kemi vendim të inspektoratit për trashëgimi kulturore për ndërprerje të çdo veprimi në kuadër të projektit për ndërtimin e rrugës Prishtine Podujeve, të Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës qe mund të preke hapësirën e asetit të trashëgimisë kulturore “Lokaliteti Arkeologjik “Kalaja ne Kuline” në fshatin TeneshdollKomuna e Prishtinës”, ka thënë Bislimi.
E punimet kohë më parë janë ndalur edhe në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Sekretari i MKRS-së bëri të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë përsëri ka hedhur poshtë kërkesën e Komunës së Prishtinës si paditëse për masën e sigurisë në sheshin “Xhorxh Bush”.
“Kjo tregon qartë se punët pa leje në asete e zona të trashëgimisë kulturore, të cilat janë vlera thelbësore të popullit dhe shoqërisë sonë, që mbrohen me Kushtetutë dhe me ligj, nuk mund të bëhen normalitet faktit që i mbivendoset normave kushtetuese e ligjore duke dëmtuar vlerën kulturore”,është shprehur tutje Bislimi
Bislimi, gjatë kësaj konference për media foli edhe për aktakuzën që ngriti një ditë më parë Prokuroria Themelore në Prizren ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit.
“Ne këtë drejtim e pa paragjykuar rezultatet e procedurës penale, e përshëndesim aktivizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, ku kemi pasur humbje te një prei komplekseve më te rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, me ç’rast, dëme material për rekonstruim do të shkonte afër 15 milionë euro në dëm te buxhetit që ndahet nga Kuvendi i Kosovës për qellim te restaurimit dhe konservimit”, ka përfunduar Bislimi.
Nga ky institucion thanë se kanë vërejtur një rritje të zyrtareve të pushtetit lokal që shkon në drejtim të cenimit te ligjit për trashëgimi kulturore.
Bislimi ndër të tjerash deklaroi se koordinimi ndërmjet MKRS -së, policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit, do të thellohet edhe më tutje.