TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Profili i Talat Xhaferit, kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Profili i Talat Xhaferit, kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi u lind më 15 prill 1962 në fshatin Forinë të Gostivarit.

Ka përfunduar akademinë ushtarake në Beograd dhe Sarajevë. Nga viti 1985 deri në vitin 1991 ka shërbyer si epror i lartë në Armatën Popullore të ish-Jugosllavisë.

Ndërkaq, nga viti 1992 deri më 2001 ka qenë oficer i Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001 në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi i ishte bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që luftoi për të drejtat kombëtare të shqiptarëve në këtë shtet.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, Talat Xhaferi u zgjodh për herë të parë deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Nga viti 2004 deri më 2006, ai shërbeu në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2008, Xhaferi sërish u zgjodh deputet, ndërkaq në vitin 2013 u emërua ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Nikolla Gruevskit.

Nga viti 2014 deri në vitin 2016 sërish ushtroi postin e deputetit në Kuvendin maqedonas, ndërsa më 27 prill 2017 u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Këtë post Xhaferi e mbajti deri në caktimin si mandatar për formimin e Qeverisë teknike.

Ai sot u zgjodh kryeministër i qeverisë teknike me mandat prej 100 ditësh.

Ai mandatin e tij e ka marrë përmes votave të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, ku u votua me 65 vota pro, tri kundër dhe asnjë abstenim./teve1.info/

Tags: kryeministerMaqedonia e VeriutTalat Xhaferi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyseni: Bllokimi në komunë është për fajin e Kuvendit

Rasti në Demiraj, Hyseni: Komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Hyseni: Bllokimi në komunë është për fajin e Kuvendit

Rasti në Demiraj, Hyseni: Komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën