TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Profili i një krimineli lufte: Kush ishte Vuçina Janiçijeviç, enëlarësi serb që vrau e masakroi shqiptarët?

Në vitet e ’90-ta një punonjës i kuzhinës në shkollën policore në Vushtrri, arriti që më pas të bëhej drejtor i stacionit policor në këtë qytet. Ky stacion nën drejtimin e Vuçina Janiçeviq, u bë sinonimi i rrahjeve, torturave dhe vrasjeve të shqiptarëve. Vuçina po ashtu njihet si organizator i masakrave në Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj. Në vazhdim, Tëvë1 ekskluzivisht iu sjell profilin e Vuçina Janiçeviq përmes kësaj kronike të përgatitur nga gazetari, Fidan Zejnullahu.

nga Fidan Zejnullahu
4 Shkurt, 2024
3
A A
Profili i një krimineli lufte: Kush ishte Vuçina Janiçijeviç, enëlarësi serb që vrau e masakroi shqiptarët?

Emrat e pesë më të dashurve i ka në këtë pllakë përkujtimore.

Janë këta 117 shqiptarët e vrarë në masakrën e Studimes në Vushtrri.

Në mesin e tyre, ndodhen edhe emrat e babait, vëllait dhe tre kushërinjve të Ibrahim Gerxhaliut.

Të gjithë këta, u vranë e masakruan nga forcat serbe, me 2 maj të vitit ’99 në Vushtrri.

25 vjet pas kësaj masakre, familjari i viktimës, Ibrahim Gërxhaliu thotë se dihet mirë urdhërdhënësi i kësaj masakre.

“Ai është një ndër organizatorët. U kanë ai dhe shteti i Serbisë. Shteti i Serbisë e ka bërë planifikimin, ai e ka bërë organizimin sepse e ka njohur këtë vend shumë mirë. Vuçina, ai është (ish) komandanti i policisë së Vushtrrisë”, ka thënë ai.

E terrorit të ish-drejtorit të stacionit policor në Vushtrri, Vuçina Janiçieviqit, Gerxhaliu i kishte shpëtuar pikërisht në këtë vend.

“Këtu ka qenë traktori me gjithë rimorkio dhe këtu ka ardh pizgaveri. Të parin që e kanë zbrit djalin e axhës, Kadriu, pastaj Fahriun, e babën dhe vëllain i kanë zbrit prej rimorkios dhe i kanë vendos këtu. Djalin e axhës, që e ka vozit traktorin, e kanë vrarë të parin dhe këta i kanë rëndit këtu dhe i kanë vrarë të gjithë nga afërsia”.

“Këtu ka pas britma, piskama, mosvet!”, tha ai.

Por, kush ishte Vuçina Janiçijevic, emri i të cilit, ngjall frikë edhe pas 25 vjetëve në Vushtrri, Mitrovicë e Skenderaj?

I lindur në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, Vuçin fillimisht ishte punësuar në kuzhinën e shkollës policore në Vushtrri.

Por, enëlarësi i kësaj kuzhine, shumë shpesh u ngrit në detyrë.

“Sipas të gjitha informatave që i kam marrë, ka qenë i punësuar si larës i enëve, pastaj dalëngadalë është ngritur në pozitën e policit dhe pastaj edhe komandant i stacionit policor në Vushtrri qe ka qenë një stacion i famshëm në shojza”, ka thënë ish-deputeti i LDK-së, Ibush Jonuzi.

Me emërimin Vuçinës si komandant në stacionin policor në Vushtrri në vitet e ’90-ta, filluan edhe torturat për shqiptarët.

Madje disa herë këtu, u soll edhe vet ish-deputeti i LDK-së, Ibush Jonuzi.

“Ka qenë shumë i ashpër, unë kam pasur përjetime të mëdha, jo vetëm unë, po krejt qytetarët e Vushtrrisë e dinë se kush ka qenë Vuçina. Sidomos të premteve, ky ka aktiv, me i plaçkite e ma i rrah qytetarët në forma të ndryshme”.

E disa ditë pas Masakrës së Studimës, Vuçina Janiçieviq ishte parë edhe në këtë vend.

Brenda shtëpisë së Kahriman Pasomës, ndodhi edhe një nga masakrat më të rënda të luftës në Kosovë.

Kjo është shtëpia e Kahriman Pasomës, në të cilën me 22 maj të vitit ’99, u vranë e masakruan mbi 70 shqiptarë. Edhe kjo masakër në Vushtrri, dyshohet të këtë ndodhur me urdhrin e ish-drejtorit të stacionit policor në Vushtrri, Vuçina Janiçijeviq.

Emri i Vuçina Janiçijeviqit, ngjallte tmerrin tek shqiptarët në Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj.

Të bëmat e e ish-drejtorit të policisë serbe në Vushtrri, i mbanë në mend pothuajse secili qytetar në këtë qytet.

“Unë kam qenë në rrugë dhe me ka kapur për krahu me ka thënë hajde të unë në stacion, me tha ti nesër me pru pushkën, i thashë nuk kam pushkë dhe nuk me intereson pushka, sepse i kam shtatë fëmijë, më tha të hënën pa pushkë mos me hajde. U dashtë me gjete lidhje e me i dhënë parë për më shpëtuar”, ka deklaruar qytetari nga Vushtrria, Hafiz Krasniqi.

“32 ditë ma ka endur babën për pushkë dhe njeriu që ka hyrë në stacion policor, gjaku i ka kërcyer në stenë (muri) prej stupcave. E kam parë Vuçinën u sillke me automatik në krah dhe në trenerka”, ka deklaruar qytetari tjetër nga ky vend, Adem Deliu.

Ani pse kanë kaluar 25 vjet pas luftës, informacionet në internet për Vuçina Janiçieviqin janë të pakta.

Por, ky emër që vrau e maltretoi shumë shqiptarë, është i njohur në Këshillin Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur.

Madje këtu ndodhën edhe listat e policëve të mobilizuar në Vushtrri, të cilët morën pjesë në masakrat e tmerrshme në këtë qytet.

E të gjitha këto, mbajnë firmën e vet Vuçinës.

“Ai ka qenë komandant i një stacioni kriminal, çdo krim e ka bërë, masakrat që janë kryer, janë kryer me urdhrin e tij. Me 22 shtator vetëm Komuna e Vushtrrisë i ka pasur 1 mijë 600 policë të mobilizuar nën komandën e stacionit policor në Vushtrri, që argumentohet me dokument. Edhe masakrën e Studimës, edhe masakrën e Oshlanit dhe të tjera, janë të komanduara direkt nga komandanti i stacionit policor, Vuçina Janiçijeviq”, ka thënë Ahmet Grajçevci, kryetar i këshillit.

E fjalë të njëjta për të, kanë edhe në Këshillin për Mbrojtjen, Lirinë dhe të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

“Ai ka qenë koordinatori dhe dhunuesi më i madhi në Komunën e Vushtrrisë dhe të gjitha krimet që janë bërë ndaj shqiptarëve në Vushtrri, qoftë në mënyrën e drejtpërdrejtë apo të tërthortë dhe ne në kallëzimet tona penale që kemi bërë, emri i tij është në top listat e tyre”, ka pohuar kryetari i KMLDNJ-së, Behxhet Shala.

Pas gjithë këtyre krimeve, Vuqina Janiçeviq, më të përfunduar lufta, iku për në Serbi.

Pavarësisht se nuk u përball asnjëherë me drejtësinë, emri i tij mbetet i njohur edhe për organet e rendit në Kosovë.

Madje ndaj tij ekziston edhe një urdhërarrest.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju informojmë se personi në fjalë është i njohur për Policinë, Sektorin e Krimeve të Luftës,  e po ashtu edhe pozita e aktiviteti i tij si ish pjesëtar i policisë serbe (MUP) gjatë luftës në Kosovë (’98-’99). Bazuar në urdhërarrest i njëjti është në kërkim policor dhe dyshohet se i njëjti nuk posedon vendbanim apo vendstrehim në Kosovë”, ka thënë policia e Kosovës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq, e shpërbleu me Urdhrin e Meritës, Vuçina Janiçeviqin.

Ky i fundit dyshohet se pati edhe një rol të rëndësishëm në pritën e organizuar ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij në Pestovë të Vushtrrisë, me 31 janar të vitit 1997.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Ndalimi i ish-policit  në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Ndalimi i ish-policit në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Policia: Vdekja e të riut në autostradën “Arbën Xhaferi” nuk ishte si pasojë e aksidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X