TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Profesori britanik: Kurti dhe Vuçiq po përfitojnë nga tensionet

Profesori nga University College London, Eric Gordy, gjatë një intervistë dhënë për tëvë1 thotë se Kurti dhe Vuçiq nuk janë të interesuar për dialog konstruktiv sepse po përfitojnë politikisht nga tensionet e krijuara. Mes tjerash, ai nuk pret se do të ketë progres në dialog as gjatë administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

by Shpat Blakcori
10 muaj ago
4 0
A A

Ka më shumë se një vit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk janë takuar kokë më kokë në kryeqendrën evropiane.

Një interesim për të arritur rezultate në kuadër të dialogut profesori nga University College London, Eric Gordy, nuk e sheh tek asnjëri prej liderëve.

Madje, Gordy thotë se që të dy po përfitojnë nga tensionet që po krijohen në terren.

Sipas tij, Vuçiqit në këto momente po intereson të ketë zhvillime në Kosovë në mënyrë që ta zhvendos vëmendjen nga protestat në Serbi.

“Në fakt ata nuk më duken të interesuar të bëjnë një marrëveshje, ata duken më të lumtur duke krijuar tensione sepse po e përdorin këtë për të gjeneruar mbështetje politike. Ka një arsye që ngjarje të tilla po ndodhin kur ka protesta të fuqishme politike në Serbi. Vuçiqit i intereson ta zhvendos vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi me problemet e serbëve në Kosovë. Mirëpo e kam të vështirë ta kuptoj se pse Kurti po vepron njësoj sikurse Vuçiq për ngritjen e tensioneve kur mund të zhvillonte dialog të hapur me serbët lokal”, thotë ai.

Gordy nuk pret që ketë përfshirje më të madhe nga SHBA-të dialog, pavarësisht faktit se Donald Trump gjatë administratës së parë ka ndërmjetësuar një marrëveshje për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor vlerëson se me ndërmjetësimin e BE-së dialogu ka stagnuar.

“Ju mund ta shihni këtë me të ashtuquajturën Marrëveshje e Uashingtonit, ai i lëvizi gjërat për të arritur atë ujdi. Ai madje nxiti një grusht shtet parlamentar në Prishtinë në mënyrë që të krijohet një qeveri që do ta nënshkruante atë marrëveshje. Marrëveshja i ka nënshkrimet e dy individëve që nuk ishin në cilësinë e kryetarëve të shtetit dhe SHBA-të që ndërmjetësuan nuk figurojnë  askund si garantuese të marrëveshjes. Ata u pajtuan për disa pika që nuk janë interesa vitale për asnjërën palë. Ata ranë dakord për marrëveshje anësore që nuk janë jetike si për shembull; ku do ta kenë ambasadën e tyre në Izrael dhe madje aty në një pikë shkruan për të drejtat e pakicave seksuale ku besoj se asnjëra palë nuk i ka respektuar sa duhet. Ajo marrëveshje ishte më shumë një shfaqje për mediet për të bërë të duket se Trump po arrin diçka në politikën e jashtme. Nëse Shtetet e Bashkuara nuk vijnë me iniciativë gjithëpërfshirëse rajonale atëherë nuk shoh progres në dialog. Nuk me duket se ka shenja nga SHBA-të për të lëvizur në atë drejtim. Procesi i negociatave do të varet shumë nga BE-ja e cila ka ngecur. Ata po shtyjnë një farë ekuilibri në anën e Beogradit sepse e duan litiumin e Serbisë”, tha profesori Egric Gordy.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dakordim për marrëveshjen e Brukselit në shkurt 2023, dhe Aneksit të Ohrit në mars të atij vitit, por marrëveshjet nuk kanë gjetur zbatim.

Tags: albin kurtiAleksander VuçiqEric Gordy
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti i LVV-së reagon pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë

Prokuroria ndalon përkohësisht numrimin e votave në Mitrovicë

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Sumiç: Qendra e votimit në Mitrovicë do të mbyllet, do të nisin hetimet

Sumiç: Qendra e votimit në Mitrovicë do të mbyllet, do të nisin hetimet

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

Zhvillimet në Mitrovicë, KQZ del me sqarim

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën