TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Profesori britanik: E shoh të mundshëm një koalicion mes VV-së dhe LDK-së

Profesori nga University College London, Eric Gordy, nuk e përjashton mundësinë që ketë zgjedhje të reja në Kosovë për shkak të ngërçit institucional. Ai mes tjerash thotë se mund të ketë një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pasi sipas tij ky koalicion të do të gëzonte edhe mbështetje popullore.

by Shpat Blakcori
8 muaj ago
3 0
A A

Kosova është zhytur në krizë të thellë politike.

Të zgjedhurit e popullit nuk po gjejnë pajtim për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por këtë opsion nuk po e mbështesin partitë e tjera opozitare.

Profesori nga Britania, Eric Gordy, thotë se si pasojë e këtyre zhvillimeve nuk përjashtohet si mundësi që në Kosovë të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

“Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave për formimin e qeverisë. As partitë që deri tani kanë qenë në opozitë nuk i kanë numrat e nevojshëm. Megjithatë, kjo situatë duket se i konvenon Kurtit, i cili po vazhdon të udhëheqë me një qeveri në detyrë dhe ka gjasa që ta shtyjë kështu për sa kohë që të mundet. Siç duket, rruga e vetme për dalje nga kjo situatë është mbajtja e zgjedhjeve të reja. Por tani shtrohet pyetja: a do ta ketë Kurti të njëjtën mbështetje? Situata aktuale në veri po i shkon përshtat si Kurtit, ashtu edhe Vuçiqit, pasi të dy po përfitojnë politikisht nga krizat. Megjithatë, këto zhvillime po e dëmtojnë marrëdhënien e Kosovës me Bashkimin Evropian” . thotë për Tëvë1, profesori britanik.

Gordy thotë se në të ardhmen e afërt mund të ketë një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij ky koalicion gëzon edhe mbështetje popullore.

“Kurti nuk i preferon shumë koalicionet, por nëse ka një parti me të cilën mund të formojë një të tillë, ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Mendoj se do ta shohim sërish Kurtin si kryeministër, por në zgjedhjet e ardhshme – kurdo që të mbahen ato – shoh një rritje të mundshme të LDK-së. Siç e përmenda, një koalicion i mundshëm ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së do të gëzonte një mbështetje të fuqishme popullore. Në këtë formë, mendoj se LDK-ja do të mund ta balancojë Kurtin, duke parandaluar veprime të nxituara apo provokuese” – ka deklaruar Gordi.

Gordy konsideron se politikanët duhet të jenë më të përgjegjshëm për situatën aktuale politike sepse siç thotë ai po rrezikohen të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

“Kosova është shembull i një demokracie të re në rajon dhe një histori suksesi në ndërtimin e institucioneve demokratike. Transferimi i pushtetit mes partive politike ka qenë shembullor. Mos harroni se të gjitha këto janë arritur në një periudhë të shkurtër pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Megjithatë, këto arritje janë në rrezik serioz nëse vazhdon bllokada për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Shpresoj që politikanët, pavarësisht partisë që përfaqësojnë, të tregohen më të përgjegjshëm”, shprehet ai.

Në anën tjetër, partnerët ndërkombëtarë të Kosovës kanë bërë thirrje që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja pasi që vendin e presin procese të rëndësishme politike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Baraliu: Mentaliteti ekspansionist i Serbisë rrezikon stabilitetin e Ballkanit, veçanërisht Kosovën

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Trump kërcënon me tarifa shtetet që s’e mbështesin marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja

Trump kërcënon me tarifa shtetet që s’e mbështesin marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja

Baraliu: Mentaliteti ekspansionist i Serbisë rrezikon stabilitetin e Ballkanit, veçanërisht Kosovën

Baraliu: Mentaliteti ekspansionist i Serbisë rrezikon stabilitetin e Ballkanit, veçanërisht Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën