TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Profesori amerikan: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
Profesori amerikan: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer.

Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në rajonin e Ballkanit mund të rikthehen idetë për ndarjen e territoreve, nëse Richard Grenell siguron një pozitë të lartë në administratën e re amerikane. Megjithatë, thekson se lufta në Ukrainë dhe Kina janë ndër prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë janë në pritje për të parë se çfarë qasje do të ketë në Ballkanin Perëndimor, administrata e re amerikane nën udhëheqjen e liderit republikan, Donald Trump.

Mirëpo sipas ekspertëve ndërkombëtarë, rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk pritet të jetë në fokus të Uashingtonit.

Profesori nga Johns Hopkins Univeristy, Daniel Serwer, thotë se lufta në Ukrainë dhe Kina do të jenë ndër prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë pikë është e vështirë të parashikohet se çfarë qasje do ta ketë administrata e re amerikanë në Ballkanin Perëndimor. Mirëpo ajo çfarë mund të them është se momentalisht rajoni i Ballkanit nuk është top prioritet për Uashingtonin. Për SHBA-në prioritet është lufta në Ukrainë, Kina, tarifat si dhe çështje të tjera. Pra, në nivelet e larta në SHBA askush nuk po mendon për Ballkanin”, thotë ai.

Megjithatë Serwer thotë se situata mund të ndryshojë nëse ish i dërguar special i Trumpit për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, siguron një pozitë të rëndësishme në administratën e re amerikane, raporton Tëvë1.

Tutje ai shton se me kthimin eventual të Grenell mund të rikthehen edhe idetë për ndarjen e territoreve në Ballkan, e që sipas tij do të përbënin lajm të mirë për Vuçiqin dhe Dodikun.

“Nëse Richard Grenell e zëvendëson Jamie O’Brien në postin e Ndihmës Sekretarit Shtetit, gjë që është e mundur,  atëherë mund të rikthehen edhe idetë për ndarje të territoreve në Ballkan. Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik do të ishin të parët që do t’i mirëprisnin këto zhvillime. Shpresoj që në Kosovë askush nuk do t’i pranojë këto ide. Familja e Trump ka interesa ekonomike në Beograd përmes Jared Kushner, andaj nuk pres që ata të kenë marrëdhënie jomiqësore me Serbinë”, shprehet ai.

Serwer ka komentuar edhe marrëdhëniet e kryeministrit Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Albin Kurti është sjellë në atë mënyrë që mendon se duhet të sillet një kryeministër i një vendi sovran dhe kjo e dallon atë nga kryeministrat e mëparshëm. Të tjerët para tij kanë pranuar direktiva nga amerikanët edhe pse kanë qenë të dëmshme siç është rasti me krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Kurti akoma nuk ka rrëshqitur në atë kurth por ka rënë në kurthe të tjera duke e humbur pjesërisht mbështetjen e Uashingtonit dhe Brukselit. Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor”, pohon Serwver.

Krejt në fund profesori amerikan shprehet kritik ndaj komuniteti ndërkombëtar për qasjen e butë dhe ledhatuese ndaj Serbisë.

Ai shprehet i bindur se problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhen me këtë qasje të bashkësisë ndërkombëtare./teve1.info/

Tags: Daniel SerwerRichard Grenell
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: Kurti po synon zgjedhje, po përshpejton miratimin e ligjeve në Kuvend

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

Sivjet nuk pritet të ketë rritje të tarifave të energjisë

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Opozita kundërshton seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi anashkalon procedurat për Ligjin e çmimeve tavan

Opozita kundërshton seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi anashkalon procedurat për Ligjin e çmimeve tavan

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Mbyllen dy ambulanca serbe në Skenderaj, Lista Serbe kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Mbyllen dy ambulanca serbe në Skenderaj, Lista Serbe kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën