Qendra më e madhe e votimit në Komunën e Hanit të Elezit është hapur me vonesë.
Sipas menaxherit të kësaj qendre, Ahmet Bushi, vonesa ka ndodhur për shkak të një defekti në disa kuti votimi.
“Përgatitjet paraprake janë bërë edhe gjatë ditës së djeshme. Sot kanë ardhur kutitë të cilat kishin një defekt, pra duhej të shpoheshin për t’u vendosur shiritat dhe për këtë arsye jemi vonuar 11 minuta,” ka bërë të ditur Bushi.
Për më shumë detaje, ndiqni raportimin live nga gazetarja Florijeta Dernjani.