TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Proces i rrejshëm demokratik”, Kamberi refuzon ftesën e Vuçiqit

by tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se ka refuzuar ftesën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq për konsultimet lidhur me formimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë që nuk marrin pjesë në konsultime të tilla për shkak të mos plotësimit të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kamberi në Facebook ka thënë se refuzon të marrë pjesë në një proces të “rrejshëm demokratik”

Postimi i plotë i Kamberit:

Ftesës së Presidentit Vuçiq për të marrë pjesë në konsultat për themelimin e qeverisë së re iu përgjigja duke e njoftuar se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në këto konsultime.
Njoftova Presidentin se nuk shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e një procesi të rrejshëm të demokracisë, sa për të përmbushur formën, ndërkohë që bashkëkombasit e mi mbeten pakica skajshmërisht e diskriminuar në sistemin shtetëror në 13 vitet e fundit.

Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë!

Z. President,
Në emër të Listës zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” e cila në këtë përbërje të Kuvendit Republikan ka një deputet si përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi, Ju njoftoj se, për herë të parë në historikun e përfaqësimit tonë parlamentar, nuk do të marrim pjesë në konsultimet e planifikuar për formimin e qeverisë së re.
Deputetët shqiptarë ndër vite kanë marrë pjesë në konsulta, të cilat, konform legjislacionit vendor, i mban presidenti i shtetit, me të gjithë listat parlamentare të cilat sigurojnë mandate përfaqësimi në Parlamentin Republikan.

Sikurse në vitin 2012, edhe në vitet 2014, 2016, 2020, 2022 dhe 2024, deputeti ose deputetët shqiptar, presidentëve të shtetit, në formë të shkruar, i kanë prezentuar kërkesat legjitime të popullatës shqiptare, si nevojë e domosdoshme për përmirësimin dhe avancimin e pozitës shqiptare në Republikën e Serbisë.

Që nga 2014, kërkesat e shqiptarëve kryesisht janë të bazuara në dokumentin e njohur si “Plani shtatë pikësh” e të cilin e kishin përpiluar atëkohë të gjitha subjektet politike shqiptare.
Të njejtën platformë politike, duke e cilësuar si të drejtë e të përpiluar konform legjislacionit vendor dhe standardeve evropiane, e ka aprovuar edhe Qeveria e Serbisë në vitin 2013.
Që nga atëherë e deri më sot, përtej përpjekjeve tona politike e institucionale, asnjë qeveri e drejtuar nga Ju dhe subjekti politik të cilin e keni drejtuar kohë të gjatë, nuk ka parë të arsyeshme që të bashkëpunojë me përfaqësuesit shqiptarë për realizimin e kërkesave tona legjitime.

a. Pasivizimi i shqiptarëve vazhdon edhe sot;

b. Mosnjohja e diplomave të studentëve tanë, që kanë përfunduar studimet në Universitetet e Republikës së Kosovës, vazhdon të jetë arsyeja kryesore e ikjes masive të të rinjëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës;

c. Dyert e institucioneve publike vazhdojnë të mbeten të mbyllura për shqiptarët dhe punësimi i tyre nëpër këto institucione është akoma i pamundur;

d. Gjuha e urrejtjes (edhe pse personalisht kishit premtuar se do të angazhoheshit për parandalimin e saj) po vazhdon të mbetet pjesë e komunikimit të përditshëm të përfaqësuesvetë lartë shtetërorë me shqiptarët, ndërsa

e. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, po vazhdojnë të mbeten komunat më të pazhvilluara në Serbi.

f. Mjekët të cilit gjatë pandemisë Covid19 kishin punuar në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, përtej udhëzimit të Qeverisë se do duhej të punësoheshin me vendim të përhershëm, po vazhdojnë të mbeten të papunë,

g. Njësoj sikur që papunë kanë mbetur edhe kuadrot e specializuara shqiptare në polici.

h. Me vite të tëra as edhe një polic shqiptar nuk është punësuar në policinë lokale në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë,

Patur parasysh të gjitha këto që i përmenda dhe të bindur për mungesën e thellë të vullnetit politik në Beograd që kjo pozitë e shqiptarëve të përmirësohet thelbësisht e që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të barabart të këtij shteti, Ju njoftoj se nuk do të marrim pjesë në konsultimet e parapara për krijimin e qeverisë së re.

Kriza aktuale politike në Serbi kërkon një qasje plotësisht të re pa presione ndaj atyre që mendojnë ndryshe, me lirinë e plotë të medias, me rrespektimin e pakusht të të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare.

Mbetem i përkushtuar për vazhdimin e betejës sonë politike dhe mbetem i hapur që të bisedojë dhe bashkëpunojë me këdo që, në mënyrë serioze, të sinqertë dhe pa kalkulime, në frymën e fundamenteve të Bashkimit Evropian, do të ketë gatishmërinë për të filluar me realizimin e plotë të kërkesave tona legjitime.

Deri atëherë nuk shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e një procesi të rrejshëm të demokracisë, sa për të përmbushur formën, ndërkohë që bashkëkombasit e mi mbeten pakica skajshmërisht e diskriminuar në sistemin shtetëror në 13 vitet e fundit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

Kthimi i serbëve në komunat e Kosovës – Eurodeputeti kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Kthimi i serbëve në komunat e Kosovës – Eurodeputeti kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Gaza: 117 trupa të nxjerrë nga rrënojat në vetëm 24 orë

Izraeli vret tre persona në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Atentati në Rinas, një i vdekur dhe një i plagosur, gjendet e djegur makina e autorëve

Atentati në Rinas, një i vdekur dhe një i plagosur, gjendet e djegur makina e autorëve

Xhaferi: Fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë është mesazh për Kurtin

Xhaferi: Fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë është mesazh për Kurtin

“Deklarata të rreme po shpërndahen me urdhër të Sami Lushtakut” – Anëtar i LVV-së në KQZ pas rifillimit të verifikimit në Mitrovicë

“Deklarata të rreme po shpërndahen me urdhër të Sami Lushtakut” – Anëtar i LVV-së në KQZ pas rifillimit të verifikimit në Mitrovicë

Anëtar i LVV-së në KQZ për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë: Është projekt për të cenuar integritetin e procesit

Anëtar i LVV-së në KQZ për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë: Është projekt për të cenuar integritetin e procesit

Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

Emisioni “Info Nata” 11.11.2025

Emisioni “Info Nata” 11.11.2025

Përfundon verifikimi i rezultateve në 17 komuna, vazhdon procesi në Mitrovicë

Përfundon verifikimi i rezultateve në 17 komuna, vazhdon procesi në Mitrovicë

Dyshimet për manipulime, reagon Arian Tahiri: Mitrovica meriton drejtësi

Dyshimet për manipulime, reagon Arian Tahiri: Mitrovica meriton drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën