TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Problemet me stomakun shkaktojnë stres dhe ankth – Çfarë duhet të përdorni

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Problemet me stomakun shkaktojnë stres dhe ankth – Çfarë duhet të përdorni

Studimet e fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org i çelin rrugën disa trajtimeve të rëndësishme të bazuara në probiotikë të cilat funksionojnë kundër stresit, ankthit, apo traumave të ndryshme.

Roli i probiotikëve, apo baktereve të mira në mirëqenien mendore është analizuar prej vitesh në shumë studime shkencore.

Një prej tyre shprehej se mungesa e një lloji të caktuar bakteresh të stomakut mund të nxisë më shumë ankthin dhe depresionin.

Një studim tjetër mbi këtë çështje sugjeron se medikamentet për aciditetin në stomak mund të nxisin shfaqjen e depresionit.

Këto medikamente shkaktojnë probleme në komunikimin e ndërsjellë mes stomakut dhe trurit

Për më tepër, shëndeti i stomakut ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shfaqjen ose jo të çrregullimeve të stresit post-traumatik.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org thonë se një florë bakteriale e varfër shkakton çrregullime të humorit, por stresi i shkatërron bakteret e mira në stomak njësoj si ushqimet e skuqura e të përpunuara.

Probiotikët Bllokojnë Ndikimin E Stresit

Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se prania e probiotikëve në organizëm bllokon ndjeshmërinë ndaj stresit.

Probiotikët përmirësojnë shëndetin e trurit.

Ato shmangin ndikimin e stresit dhe shpërthimin e inflamacionit në këtë organ.

Pesë ushqimet e pasura me probiotikë që duhet t’i konsumoni

Kosi dhe produkte të tjera të bulmetit

Kosi i prodhuar përmes një proçesi sa më natyral fermentimi të qumështit është një nga burimet më të mira të probiotikëve.

Veçanërisht nëse kosi prodhohet në mënyrë natyrale, ai nuk përmban ëmbëlsues artificial dhe është i pasur me disa forma probiotikësh.

Lakra turshi

Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive, jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.

Çokollata e zezë

Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti.

Bananet

Edhe pse bananet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës.

Bananet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve.

Buka integrale

Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme.

Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë./AgroWeb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Si të përshpejtoni metabolizmin edhe kur flini: 5 këshilla praktike

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën