TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pro-palestinezi, Zohran Mandani fiton zgjedhjet paraprake për kryetar bashkie të Nju Jorkut

by teve1
7 muaj ago
3
A A
Pro-palestinezi, Zohran Mandani fiton zgjedhjet paraprake për kryetar bashkie të Nju Jorkut

Kandidati socialist i vetëshpallur dhe mbështetës i Palestinës, Zohran Mamdani, ka fituar zgjedhjet paraprake te Demokratëve për t’u bërë kandidati i radhës për kryetar bashkie të Nju Jorkut.

I parë fillimisht si një kandidat i jashtëm, Mamdani drejtoi një fushatë të hapur të krahut të majtë duke premtuar kontroll të qirasë dhe udhëtim falas me autobus, që e çoi atë në krye të mërkurën me 43 përqind të votave me 95 përqind të fletëvotimeve të numëruara.

Demokrati, Andrew Cuomo, fillimisht favorit për të fituar, ia pranoi fitoren 33-vjeçarit Mamdani, i cili nëse zgjidhet në nëntor do të jetë myslimani i parë dhe socialisti i parë i vetëshpallur që do të mbajë këtë post.

Në fjalimin e tij të fitores të mërkurën, Mamdani ia atribuoi fitoren e tij një fushate që u përqendrua në koston e jetesës dhe trajtimin e pabarazisë në pasuri në qytetin më të madh të Amerikës, ka shkruar Middle East Eye.

“Sonte bëmë histori,”  tha ai.

“Ne kemi fituar sepse banorët e Nju Jorkut janë ngritur në këmbë për një qytet që mund ta përballojnë – një qytet ku mund të bëjnë më shumë sesa thjesht të luftojnë.”

In the words of Nelson Mandela: it always seems impossible until it’s done.

My friends, it is done. And you are the ones who did it.

I am honored to be your Democratic nominee for the Mayor of New York City. pic.twitter.com/AgW0Z30xw1

— Zohran Kwame Mamdani (@ZohranKMamdani) June 25, 2025

Gjatë gjithë fushatës së tij, Mamdani u përball me kritika të përsëritura nga komentatorët pro- Izrael për mbështetjen e tij publike për palestinezët.

Mamadani e ka akuzuar Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Gaza dhe ka thënë se do të arrestonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nëse ai do të vizitonte Nju Jorkun.

Senatori amerikan, Bernie Sanders pas fitores së tij shkroi: “Ju u përballët me Establishmentin politik, ekonomik dhe mediatik – dhe i mundët ata.”

Zgjedhjet për kryetar bashkie të Nju Jorkut janë planifikuar për 4 nëntor, me demokratët që janë të favorizuar për të fituar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Bashkimi largon amerikanin Bickerstaff

Bashkimi largon amerikanin Bickerstaff

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Hendboll, në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë, gara për titull shumë interesante

Hendboll, në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë, gara për titull shumë interesante

Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze

Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze

Nga i përjashtuar te i padiskutueshëm, Elseid Hysaj bëhet me “krahë” te Lazio

Nga i përjashtuar te i padiskutueshëm, Elseid Hysaj bëhet me “krahë” te Lazio

Derbi shqiptarësh në Itali, Berat Gjimshiti dhe Edon Zhegrova sfidohen në gjysmëfinalen e Kupës

Derbi shqiptarësh në Itali, Berat Gjimshiti dhe Edon Zhegrova sfidohen në gjysmëfinalen e Kupës

“Do donim të luanim në Tiranë”, Arbër Hoxha për play-offin: Pas fitores në Serbi, ndjejmë se jemi më të fortë…!

“Do donim të luanim në Tiranë”, Arbër Hoxha për play-offin: Pas fitores në Serbi, ndjejmë se jemi më të fortë…!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën