Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimat të cilat edhe kanë marrë trajtim mjekësor, shkruan teve1.info.
Ndërsa lidhur me rastin thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 18.06.2022 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht tre viktimat nënën dhe dy motrat e tij të mitura. Njërës nga viktimat iu është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./Teve1.info/







