TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pritshmëritë nga takimi i radhës i liderëve në Bruksel

Serbia po vazhdon të kundërshtoj implementimin e marrëveshjes së arritur në Ohër me Kosovën. Nga ana tjetër nga Bashkimi Evropian u bëhet thirrje palëve që ta respektojnë këtë marrëveshje pasi në të kundërtën do të pasojnë sanksionet. E sa i përket takimit të radhës, njohësit e çështjeve politike presin që në të ndër tjera do të diskutohet për asociacionin dhe të zhdukurit me dhunë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, publikisht ka deklaruar se e ka njoftuar Emmanuel Macronin, Olaf Scholzin dhe Anthony Blinken se nuk do t’i zbatoj të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur me Kosovën.

Por, aneksi i zbatimit në pikën dy të tij, obligon palët që të respektojnë të gjitha nenet, si të marrëveshjes ashtu edhe të aneksit.

Për këtë qasje të Serbisë ka reaguar edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Pikat e Marrëveshjes, si dhe aneksi, do të përfshihen në kapitullin 35 të kornizës negociuese në rastin e Serbisë. Kjo do të thotë se Serbia ka obligim kontraktual që të zbatojë pikat e Marrëveshjes, nëse dëshiron të arrijë progres në procesin e anëtarësimit. Pra, kemi një marrëveshje dhe një obligim që ajo të zbatohet, pa zgjedhur pjesë të saj”.
Këtë problem dhe paqartësitë e tjera rreth implementimit të marrëveshjes palët pritet t’i diskutojnë në takimin e radhës në Bruksel. Për këtë nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë Tëvë1, se takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet brenda këtij muaji dhe se së shpejti pritet të konfirmohet edhe data.

Njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, thotë se palët e kanë obligative respektimin e marrëveshjeve dhe sipas tij në takimin e radhës në Bruksel, vetëm sa do të shkohet tutje në avancim të zbatimit.

Pritshmëritë janë që brenda vitit 2023 palët të implementojnë të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër.

Kronika e realizuar nga gazetari Valmir Gallopeni

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Udinese triumfon ndaj Fiorentinas

Udinese triumfon ndaj Fiorentinas

“Matrix”- 02.03.2026

“Matrix”- 02.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën