Që kur u largua nga Camp Nou në qershor të vitit 2023, Barcelona ka pritur me padurim ditën kur mund të kthehet në shtëpi dhe ky moment mund të vijë shumë shpejt.
Për pjesën më të madhe të vitit, klubi ka vendosur afate, por deri më tani asnjë nuk është përmbushur.
Barcelona kohët e fundit mori licencën e parë të Fazës 1A, e cila lejon që ndeshjet të zhvillohen në Camp Nou me një kapacitet maksimal prej 27,000 spektatorësh. Megjithatë, u vendos që skuadra nuk do të kthehet derisa të merret licenca e Fazës 1B. Kjo do të lejojë që kapaciteti të rritet në 45,000 tifozë, duke e bërë më të qëndrueshme financiarisht qëndrimin në Estadio Olimpico Luis Companias në këtë fazë.
Këtë fundjavë, Barcelona do të përballet me Elche në Montjuic, por ka mundësi që kjo të jetë ndeshja e fundit e katalanasve në La Liga atje. Sipas informacioneve nga “Sport”, klubi pret të marrë licencën e dëshiruar nga këshilli i qytetit të Barcelonës mes 12 dhe 15 nëntorit.
Nëse kjo ndodh, Barcelona do të jetë në gjendje të mirëpresë Athletic Bilbaon në ‘Camp Nou’ më 22 nëntor. Informacioni zbulon se një rikthim fundjavën e ardhshme është gjithashtu i mundur.
Ndeshja me Alavesin më 29 nëntor përkon me 126-vjetorin e klubit, gjë që do të ofronte një mundësi për një festë më të madhe.
 
			






