TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pritje të gjata për rezultate në Institutin e Patologjisë

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Pritje të gjata për rezultate në Institutin e Patologjisë

Vonesa të gjata, pajisje të vjetruara dhe hapësira të mbingarkuara të punës. Ky është realiteti i ashpër në Institutin e Patologjisë të Kosovës. Pacientët aty presin me javë, e nganjëherë më shumë se një muaj, për rezultatet kritike të analizave.

Në sistemin e mbingarkuar shëndetësor të Kosovës, një repart i rëndësishëm lufton për të mbajtur ritmin me nevojat e pacientëve: Instituti i Patologjisë.

Çdo ditë, dhjetëra mostra biopsie kalojnë nëpër laboratorët e tij të vjetruar, por pacientët, prapëseprapë, lihen me javë për të pritur, e ndoshta edhe muaj.

“Kanë kaluar diku 40 ditë dhe nuk më kanë thirrur. Sot erdha vetë”, tha shkurtimisht një pacient, të cilin ekipi i REL-it e takoi paraditen e 20 shkurtit në hapësirat e Patologjisë.

Për rezultatet e biopsisë, në kushte normale, duhen 5 deri në 7 ditë pune.

Mostra të vendosura në xham, për t’u lexuar në mikroskop.

“Pritja është shumë e gjatë. Është edhe shqetësuese, sepse nuk e dimë se çfarë rezultati marrim e as si të veprojmë”, tha po atë ditë një tjetër qytetare, e cila deshi të identifikohej vetëm me emrin Fatime.

Ajo tregoi se mostrën për analizën e gjëndrës tiroide e kishte dorëzuar më 15 janar dhe, 35 ditë pas, ishte ende në pritje. Përgjigjja që merr nga stafi shëndetësor është: “Nuk është gati”.

Çka është biopsia?

Biopsia është një procedurë mjekësore që kërkon një mostër të vogël indesh nga trupi i njeriut për ekzaminim.

Ajo përdoret për të diagnostikuar sëmundje nga infeksionet deri te kanceri.

Në bazë të rezultatit të saj, pacientit pastaj i caktohet edhe mënyra e trajtimit.

Në Institutin e Patologjisë në Prishtinë, i cili funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), punojnë 25 specialistë të fushës.

Ata janë të angazhuar kohë pas kohe edhe në spitalet rajonale të Kosovës, përkatësisht në Prizren, Pejë, Gjakovë e Gjilan, të cilat kanë mungesë patologësh.

(Një punonjëse e Institutit të Patologjisë duke përpunuar mostrat e pacientëve.)

Drejtoresha e Institutit, Merita Hashani – Bacaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se, brenda një dite, aty pranohen rreth 60 mostra për analiza – që vijnë edhe nga spitalet rajonale – dhe po aq përpunohen.

“Kushtet jo të mira dhe hapësirat e mbingarkuara e pengojnë punën individuale të gjithsecilit patolog. Infrastruktura është tejet e vjetruar”, thotë Hashani – Bacaj kur pyetet se përse vonojnë rezultatet e analizave.

Sipas saj, Instituti i Patologjisë, ndër vite, i ka shtuar shërbimet dhe stafin, porse hapësirat e punës kanë mbetur të njëjta.

Një nga dhomat ku punojnë specialistët në Institutin e Patologjisë.

“Në një dhomë pune ndodh që të takohen deri në gjashtë specialistë”, thotë ajo, duke shtuar se për rritjen e performancës së stafit, “është i domosdoshëm riorganizimi i hapësirave aktuale”.

Hashani – Bacaj ka kritika edhe për inventarin e vjetruar dhe për ambientet pa ventilim.

Aparaturë e vjetër për analiza në Institutin e Patologjisë.

Ajo thotë se veç një laborator i plotëson kushtet e punës, ndërsa “në pjesët e tjera të institutit nuk është investuar me dekada”.

Por, jashtë kësaj, ajo po ashtu bën me dije se disa mostra që pranohen, nuk janë të lehta për t’u përpunuar.

“Disa kanë nevojë për ekzaminime shtesë, si ngjyrime histokimike apo imuno-histokimike, ose edhe për konsultime shtesë deri në përfundimin e rezultatit”, thotë Hashani – Bacaj.

E pyetur se sa e gjatë është lista e pacientëve që presin rezultatet, ajo thotë se nuk mund të ofrojë shifra, sepse Instituti “nuk ka sistem kompjuterik” dhe “gjithçka regjistrohet në mënyrë manuale”.

Në mungesë të sistemit kompjuterik, rezultati i analizave në Institutin e Patologjisë ruhet dhe shpërndahet në letër, si për klinikat e QKUK-së, ashtu edhe për pacientët jashtë saj.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), i cili mbikëqyr QKUK-në, thonë se renovimi dhe riorganizimi i hapësirave aktuale të Institutit të Patologjisë, është planifikuar për këtë vit.

“Aktualisht, projekti është në fazën e hartimit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të SHSKUK-së për REL-in, pa ndonjë hollësi tjetër.

Dhoma e Arkivit në Institutin e Patologjisë.

Instituti i Patologjisë nuk është i vetmi në QKUK që has në këso problemesh.

Në shumicën e klinikave të kësaj qendre, pacientët përballen shpesh me vonesa, qoftë në diagnostikim, qoftë në trajtim.

Arsyet kryesisht lidhen me mungesën e stafit, të barnave apo të aparaturave.

Vitin e kaluar, Zyra e Auditorit Kombëtar gjeti se pritja mesatare e pacientëve në QKUK arrin në gati tre vjet.

Pavarësisht ndërrimit të qeverive dhe premtimeve për reforma, sektorin e shëndetësisë në Kosovë e përcjellin probleme të tilla që nga paslufta, më 1999.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: LDK po analizon rezultatin zgjedhor dhe ftesën për bashkëpunim, zgjedhjet e reja nuk janë opsion

​Shkarkimi i Abdixhikut, Haziri: Do të shqyrtohet sipas procedurave të LDK-së

Dalin në publik pakënaqësitë brenda LDK-së, kërkohen ndryshime në lidership

Nënshkrimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Dyshimet për helmim nga ushqimi, dy pronarë të lokaleve do të intervistohen në Han të Elezit

Haziri: LDK po analizon rezultatin zgjedhor dhe ftesën për bashkëpunim, zgjedhjet e reja nuk janë opsion

​Shkarkimi i Abdixhikut, Haziri: Do të shqyrtohet sipas procedurave të LDK-së

Dalin në publik pakënaqësitë brenda LDK-së, kërkohen ndryshime në lidership

Nënshkrimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Kosova, arti, letërsia dhe diplomacia

Kosova, arti, letërsia dhe diplomacia

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Dyshimet për helmim nga ushqimi, dy pronarë të lokaleve do të intervistohen në Han të Elezit

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

Klinika Infektive: 31 pacientë janë hospitalizuar me simptoma helmimi, 11 pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën