Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka thënë se Enzo Fernandez nuk do të luajë për skuadrën në dy ndeshjet e ardhshme për shkak të komenteve që i ka bërë për të ardhmen dhe zërat që e lidhin me Real Madridin.
Fernandezi do të mungojë në ndeshjen çerekfinale të Kupës FA ndaj Port Vale dhe në ndeshjen e javës së ardhshme në Premier League ndaj Manchester Cityt.
“Kam folur me Enzon një orë më parë. Morëm një vendim – ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme dhe për ndeshjen me Manchester Cityn”, ka thënë Rosenior të premten.
“Është dëshpëruese të flitet në atë mënyrë. Për Enzon si person nuk mund të them asgjë të keqe. Por një kufi është kaluar në kuptimin e kulturës sonë. Dhe duhet të ketë një dënim”.
Ylli argjentinas nuk ka përjashtuar mundësinë e kalimit te Real Madridi, i pakënaqur me sukseset e skuadrës londineze. Dhe komentet e tij kanë bërë që të ketë përplasje në zhveshtoren e Chelseat.










