TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pritet intesfikim i marrëveshjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Ekspertët e sigurisë në Kosovë dhe Shqipëri kanë vlerësuar se marrëveshja trelaterale në aspektin e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, do të intenfisikohet edhe më shumë. Sipas tyre, e njëjta ka rëndësi të madhe gjeostrategjike në Ballkanin Perëndimor.

by Venhar Isufi
1 muaj ago
3 0
A A

Më 18 mars 2025, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan marrëveshje të përbashkët në aspektin e mbrojtjes.

Marrëveshja e cila brenda saj ka dhjetëra pika që do të zbatohen në aspektin ushtarak, përfshinë edhe atë të investimeve në municion e pajisje ushtarake.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se brenda kornizave të dakordancës, është edhe prodhimi i armëve dhe municioneve.

“Kjo rritje graduale e buxhetit të luftës sigurisht do të shkojë dhe për investime të cilat janë në teknologji, në infrastrukturë, në armatim dhe në këtë kuadër, përkon edhe kjo rritje e buxhetit dhe interesimit për industrinë e Mbrojtjes, ku Shqipëria dhe Kosova krahas që janë armët e lehta, edhe Shqipëria edhe Kosova po përgatiten për të pasur prodhimet e armëve të lehta të cilët i shërbejnë këmbësorisë dhe Forcave të Armatosura”, shprehet Fatjon Softa – njohës i sigurisë.

Softa vlerëson se kjo marrëveshje ka shqetësuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, nëse cenohet siguria e tri vendeve nga Serbia, automatikisht hyn në përdorim neni 5 i NATO-s, pasi Shqipëria është pjesë e saj.

“Një shqetësim i fundit i Vuçiqit ka qenë që frika duke përmendur drejtpërdrejt edhe Shqipërinë sepse në këtë marrëveshje, ne do të jemi në union në rast të një prekjeje të territorit të Kosovës apo të Kroacisë ose Shqipërisë, edhe pse jemi anëtarë të NATO-së do të futej neni 5 i mbrojtjes kolektive”, thotë ai.

Në anën tjetër, intensifikimi i kësaj marrëveshje pritet muajt në vijim.

Sipas njohësit të sigurisë, Avni Islami, rëndësia e bashkëpunimit trelateral është e nivelit gjeopolitik dhe sigurisë që përfshin Ballkanin Perëndimor.

“Unë besoj që pas formimit të Qeverisë së re, do të vazhdojnë aty ku kanë mbetur punët. Dhe kjo marrëveshje do të vazhdojë edhe më tutje të jetësohet, ngase kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme në planin gjeopolitik dhe gjeostrategjik në nivelin e Ballkanit Perëndimor. Në anën tjetër konsideroj se kjo marrëveshje do të sigurojë paqe dhe siguri në planin afatgjatë”, shprehet Islami

Së fundmi, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe homologu i tij, Pirro Vengo nënshkruan marrëveshje për prodhimin e përbashkët të autoblindës ushtarake “SHOTA” e cila do të prodhohet përveç se në Shqipëri, edhe në Kosovë.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën