Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës.
Sipas njoftimit, hapja do të bëhet sonte duke filluar nga ora 19:00, ku do të ketë performancë muzikore nga “String String” si dhe grupi “Okarina”.
“Të nderuar qytetarë të Kryeqytetit, sonte me datë: 13.12.2022 duke filluar nga ora 19:00 në sheshin ‘Xhorxh Bush’ do të hapet ‘Tregu i Fundvitit’ si dhe do të bëhet ndezja e dritave për festat e fundvitit. Gjithashtu, do të ketë edhe performanca muzikore nga ‘String String’ si dhe grupi ‘Okarina’. Ejani të festojmë së bashku!”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/