TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Prishtina Parking” sqarohet për kontratën prej 750 mijë euro

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Prishtina Parking” sqarohet për kontratën prej 750 mijë euro

“Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. sqaron opinionin publik rreth disa shkrimeve dhe reagimeve të aktivistëve politikë lidhur me vazhdimin e kontratës “Shërbime për Menaxhimin e Parkingjeve”, ku vlera indikative për 36 muajt e ardhshëm është 750,000.00€ (shtatëqind e pesëdhjetë mijë euro). Ndërmarrja sqaron se kjo nuk është shuma që do t’i paguhet Operatorit Ekonomik, por në bazë të kontratës së nënshkruar, Ndërmarrja do t’i paguajë kompanisë 15 % të të hyrave për çdo shërbim që kryen kompania e kontraktuar nga Ndërmarrja.

Ta zëmë, nëse Operatori Ekonomik kryen shërbime nga të cilat Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” inkason 100€ (njëqind euro), nga kjo shumë 15 % e të hyrave (15€) do t’i marrë kompania e kontraktuar për të kryer shërbimet. Gjithashtu në bazë të kontratës së nënshkruar, Operatori Ekonomik ka për obligim të furnizojë stafin me pajisje elektronike si telefona dhe printer digjital, ndërtimin e një server room, vijëzimin e të gjitha parkingjeve në të gjitha lagjet e Prishtinës, vendosjen e tabelave vertikale, mirëmbajtjen e sistemit, si dhe trajnimin e stafit për përdorimin e sistemit.

Është me rëndësi të theksohet se kompania e kontraktuar ka krijuar softuerin dhe tre aplikacione: aplikacioni ku palët paguajnë me sms, aplikacioni për banorët rezident si dhe aplikacioni për smart phone, ku për to është investuar një shumë e konsiderueshme e mjeteve nga kompania e kontraktuar.

Prishtina Parking me punën dhe angazhimin e treguar është shndërruar në një Ndërmarrje model në vend, andaj çdo tentim për të prishur imazhin nga informata të pasakta të sponzorizuara që kanë dështuar të implementojnë sisteme të tilla, është i papranueshëm për ne. Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. fton mediat dhe qytetarët që për çdo informatë të drejtohen pranë zyrave të Ndërmarrjes dhe të mos publikojnë njëanshëm qëndrime nga individë politik”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking” të lëshuar për medie.

Ky reagim u bë pas disa akuzave të asamblistëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës se “Prishtina Parking” po paguhet një herë nga Komuna dhe një herë nga inkasomi i mjeteve nga qytetarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërimi për masa të reja, vlerësohet se shpejtë mund të konkretizohet

Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anëtarëve të Këshillit së shpejti

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person për rastin ku dyshohet se një i mitur u dhunua në Ferizaj

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dy të arrestuar në Drenas, njëri për dhunë në familje e tjetri për sulm ndaj policëve

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Vuçiq i emocionuar për takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

Serbia nuk do të ketë përfaqësues në Samitin e BE-së

Sa mandarina duhet të hani për një dozë të mirë të vitaminës C?

Sa mandarina duhet të hani për një dozë të mirë të vitaminës C?

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person për rastin ku dyshohet se një i mitur u dhunua në Ferizaj

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron bllokimin e cisternave të naftës në Venezuelë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dy të arrestuar në Drenas, njëri për dhunë në familje e tjetri për sulm ndaj policëve

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën