TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prishtina Parking: Nga vendimi i gjykatës kemi 70% më pak të hyra

Nga vendimi i Gjykatës Supreme, “Prishtina Parking” ka mbetur me 70% më pak të hyra, derisa opozita në komunën e Prishtinës kërkuan përpilimin e një rregulloreje të re.

by Fëllënza Krasniqi
4 muaj ago
5 0
A A

Shkrimi në tabelë ka mbi dy muaj që nuk është i vlefshëm.

Kjo meqë Gjykata Supreme ka hedhur poshtë jo vetëm këtë por edhe disa Nene të Rregullores për organizmin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Komunës e Prishtinës.

Mënyra e pagesës së parkingut, bllokimi i veturave që nuk kanë kryer pagesën, lëshimi i biletave, bartja dhe zhvendosjeve e mjeteve janë disa nga Nenet që janë rrëzuar nga kjo gjykatë.

Pro vendimit të Gjykatës Supreme është avokati Asdren Bytyqi, sipas të cilit, rregullorja ishte abuzive.

“Është konsideruar shkelje tejkalimi i kompetencave të rregullores se ka marrë përsipër me menaxhuar edhe parkingjet ilegale që fare nuk janë në zonat e shenjëzuara e që janë të përcaktuar me Parking Prishtinën e po ashtu ka marr kompetenca jo vetëm të bllokimit që konsiderohet një masë shumë e ashpër  ku Gjykata ka konsideruar që mund të shikonte mundësi alternative siç janë gjobat administrative ose edhe të drejtën e ankesës e jo menjëherë bllokimin”, thotë avokati Asdren Bytyqi.

E kundër disa pikave përfshirë këto që ka hedhur poshtë Gjykata Supreme qysh në fillim të implementimit të saj ishin opozita në kryeqytet.

Ata po kërkojnë që sa më parë të hartohet një rregullore e re, e cila sipas tyre, do të shërbente në të mirë të qytetarëve.

“Ne bëjmë apel në Prishtina Parking e në Komunë të Prishtinës që të hartojë një rregullore apo një plotësim ndryshim të rregullores që me qenë në funksion të Prishtinës. Deri më tani në Kuvend Komunal nuk ka ardh një plotësim ndryshim për rregulloren e Prishtina Parking presim që të vijnë me një propozim, për shkak se është e nevojshme për ndërmarrjen me qenë në të mirë të kryeqyteti të Prishtinës të jetë funksionale e jo siç ka qenë deri më tani”, thotë Besart Krasniqi – asamblist  i Vetëvendosjes.

E nga Prishtina Parking kanë treguar për televizionin se dëmi që kanë pësuar nga rrëzimi i disa neneve ka qenë i madh.

Megjithatë, ata bënë të ditur se një rregullore të re veç se ia kanë dërguar komunës.

“Dëmi financiar për ndërmarrjen “PRISHTINA PARKING” është rreth 70% e të hyrave që i mungojnë, për shkak të pezullimit të pikave të rregullores që kanë të bëjnë me lëshimin e biletave 24 orëshe, vendosjen e bllokadave dhe masat e tjera ndaj automjeteve. Jemi angazhuar të përmbushim të gjitha kërkesat që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Supreme dhe njëkohësisht të sigurojmë një shërbim cilësor për qytetarët. Rregullorja e re është finalizuar dhe është dorëzuar tek zyra e nënkryetarit”, thuhet nga Prishtina Parking.

Nga kjo ndërmarrje thanë për teve1 se shpresojnë që Rregullorja e re do të miratohet së shpejti.

Televizioni ka kontaktuar edhe komunën e Prishtinës për këtë çështje, por të njëjtit kanë thënë se përgjegjës janë “Prishtina Parking”.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Haxhi Avdyli: Më 28 dhjetor opozitës “do t’u mbeten fjalët në fyt” – Qeveria Kurti 3 do të bëhet

Haxhi Avdyli: Më 28 dhjetor opozitës “do t’u mbeten fjalët në fyt” – Qeveria Kurti 3 do të bëhet

Avdyli: Opozita s’i votoi marrëveshjet ndërkombëtare, e Përparim Rama doli rrugëve duke bërë skena

Avdyli: Opozita s’i votoi marrëveshjet ndërkombëtare, e Përparim Rama doli rrugëve duke bërë skena

Avdyli: Zgjedhjet e 28 dhjetorit erdhën si pasojë e “llugës” politike të opozitës

Avdyli: Zgjedhjet e 28 dhjetorit erdhën si pasojë e “llugës” politike të opozitës

Parashikimi i motit për të martën

Milani me përmbysje fiton pikët e kreut

Milani me përmbysje i fiton pikët e kreut

KB Trepça zyrtarizon edhe një amerikan me përvojë

KB Trepça zyrtarizon edhe një amerikan me përvojë

“Info Nata”- 08.12.2025

“Info Nata”- 08.12.2025

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën