TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Prishtina me akuza të rënda: U tentua të manipulohej ndeshja me Trepçën

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Skuadrat që duan titullin, Prishtina e Trepça përballen në gjysmëfinale

KB Prishtina përmes një komunikate të shtunën ka hedhur akuza të rënda për manipulim të ndeshjes me Trepçën, e cila u luajt të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Sipas komunikatës të kryeqytetasve, dy gjyqtarëve të huaj që po gjykonin ndeshjet e plejofit të basketbollit u është ofruar ryshfet për ta manipuluar ndeshjen e së dielës, e cila i takoi kryeqytetasve dhe e çuan serinë gjysmëfinale në 2:1 në favor të tyre.

Në komunikatë, Prishtina pretendon se e parandaloi një gjë të tillë “falë informatave nga njerëz të ndershëm”, të cilët sipas tyre, i kanë parë gjyqtarët duke u futur në një veturë të tipit Mercedes dhe dikush i ka ofruar ryshfet. Sipas Prishtinës, vetë gjyqtarët e kanë pranuar pasi kanë biseduar me zyrtarët e FBK-së. Për këtë, bardhekaltërit thonë se kanë edhe incizimet.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës u gjykua nga vendorët, pa ndonjë paralajmërim.

Komunikata nga klubi kryeqytetas:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të respektuar sportdashës e adhurues të basketbollit,

Falë syçelësisë dhe informatave nga njerëz të ndershëm të qytetit tonë, si dhe falë zgjuarsisë së njerëzve të devotshëm të klubit tonë, pas disa dyshimesh të bazuara, ju informojmë se më datën 20 prill, saktësisht ditën e zhvillimit të ndeshjes së tretë gjysmëfinale të pllejofit mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça, kemi zbuluar skandalin më të madh të basketbollit në Kosovë që nga ekzistimi i tij dhe kemi parandaluar dëmin më të madh sportiv dhe etik ndaj klubit tonë, adhuruesve të shumtë të klubit më të trofeshëm shqiptar, si dhe ndaj gjithë atyre dashamirëve e sportdashësve të cilët e përcjellin me pasion klubin e tyre të zemrës duke besuar në integritetin e garës dhe ndershmërinë e personave zyrtarë.

Fatkeqësisht për këta dashamirë e sportdashës të pafajshëm e besnikë, e fatmirësisht për të mirën e sportit dhe integritetin e garës, ne në bazë të dyshimeve të bazuara, të konfirmuara nga informatat dhe të vërtetuara nga videoinçizimet, e më pas të pranuara nga vetë akterët e përfshirë, kemi zbuluar dhe pastaj kemi bërë kallëzimin e veprës penale ndaj një personi, i cili shihet duke i futur në veturën e tipit Mercedes dy referët grekë të ndeshjes, Zacharis dhe Vardaris, duke i ofruar ryshfet për manipulimin e ndeshjes mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça, në favor të mysafirëve. Me të vërtetuar rastin kemi njoftuar drejtuesit e FBK-së, të cilët pasi kanë kuptuar rastin kanë biseduar me referët e lartpërmendur dhe ata e kanë pranuar ngjarjen. Kjo është edhe arsyeja se pse këta referë nuk kanë arbitruar ndeshjen.

Pasi që kemi zbardhur rastin atë e kemi denoncuar pranë organeve kompetente të Policisë së Kosovës para fillimit të ndeshjes dhe presim që sa më shpejtë të hapen procedurat penale ndaj të gjithë personave të përfshirë.

Të dashur qytetarë të vendit tonë,

Ne jemi të përkushtuar maksimalisht për arritjen e rezultateve sportive vetëm me mjete sportive dhe në asnjë mënyrë tjetër. Kemi përgjegjësi edhe profesionale edhe morale edhe qytetare ndaj të gjithëve e sidomos ndaj shikuesve të ndershëm dhe fëmijëve të pafajshëm që vinë për ta parë një ngjarje sportive të bukur e për ta përkrahur ekipin e zemrës që ai të fitojë ndershëm dhe assesi me metoda korruptive.

Për hir të së ardhmes ftojmë organet kompetente në bazë të ligjit të mobilizohen që ta shpëtojnë sportin dhe basketbollin, t’i dënojnë të gjithë të përfshirët dhe t’jau ndalojnë përjetësisht praninë në ngjarjet sportive ku duan ta korruptojnë drejtësinë dhe ndershmërinë.

Në ndërkohë do t’i drejtohemi edhe organizatës më të madhe të basketbollit, FIBA-s, sekretarit Zagklis, si dhe Federatës Greke të Basketbollit, që secila prej tyre t’i ndërmarrë masat e parapara për ndëshkimin dhe parandalimin e dukurive më të këqija të sportit.

Të dashur tifozë, të dashur Plisa,

Ju premtojmë se klubi ynë do të bashkëpunojë me të gjitha organet dhe do të vazhdojë të jetë shembull i arritjeve të ndershme sportive. Vetëm me nder dhe moral kanë shije fitoret dhe trofetë, në të kundërtën ato s’kanë vlerë, sepse keqbërësit, hileqarët dhe të korruptuarit bëhen protagonistët e suksesit të pandershëm sportiv.

PËR FITORE, ME DJERSË DHE ME NDER, DERI NË FRYMËN E FUNDIT, PRISHTINË!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyrtarizohet transferi i Ron Raçit te Hajduku

Zyrtarizohet transferi i Ron Raçit te Hajduku

Gyokeres edhe zyrtarisht i Arsenalit, do të bart numrin 14

Gyokeres edhe zyrtarisht i Arsenalit, do të bart numrin 14

Romano: Gyokeres nënshkruan me Arsenalin

Romano: Gyokeres nënshkruan me Arsenalin

Luis Diaz u la jashtë ekipit, rriten spekulimet për kalim te Bayerni

Luis Diaz u la jashtë ekipit, rriten spekulimet për kalim te Bayerni

Pas ndarjes, Egli po e gjen paqen pranë një tjetër personi

Pas ndarjes, Egli po e gjen paqen pranë një tjetër personi

Krasniqi pas dështimit të seancës: Kosova po hyn në një zonë të rrezikshme pa busull shtetërore

Krasniqi pas dështimit të seancës: Kosova po hyn në një zonë të rrezikshme pa busull shtetërore

Murati: Pavarësisht përpjekjeve deri në orët e fundit, opozita refuzoi konstituimin e Kuvendit

Murati: Pavarësisht përpjekjeve deri në orët e fundit, opozita refuzoi konstituimin e Kuvendit

Osmani pas dorëzimit të kërkesës në Kushtetuese: Interesi i vendit dhe Kushtetuta mbi çdo llogari politike

Presidentja Osmani reagon për situatën me zjarret: Kërkon mobilizim të plotë dhe solidaritet qytetar

S’ka lëvizje as kësaj radhe – Partitë fajin ia “hedhin” njëra tjetrës për 44 dështimet e Kuvendit

Deputetët dështojnë ta konstituojnë Kuvendin sipas afatit të Kushtetueses

Manxhuka: Opozita ngelet e lidhur me “koalicionin e 20-vjeçarit”, pak shpresa për konstituim sonte

Manxhuka: Opozita ngelet e lidhur me “koalicionin e 20-vjeçarit”, pak shpresa për konstituim sonte

Limaj pas takimit me Osmani: Pa veprime konkrete, vetëm shpjegime për ngërçin politik

Limaj pas takimit me Osmani: Pa veprime konkrete, vetëm shpjegime për ngërçin politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X