TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prishtina hap dyert e Panairit të Librit, marrin pjesë 100 botues

Sot janë hapur dyert e Panairit të Librit “Prishtina 2024”. Sivjet në tezgat për lexuesit do të jenë rreth gjashtë mijë tituj, prej tyre dy mijë tituj të rinj.

by teve1
1 vit ago
0
A A
Prishtina hap dyert e Panairit të Librit, marrin pjesë 100 botues

Është hera e 24-të që libri “Krimi i fundshekullit” është pjesë e titujve në tezgën e publicistit shqiptar Arben Kondi në Panairin e Librit në Prishtinë.

Për herë të parë, libri i parë ditar që i kushtohet luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i shkruar në shkruar në vitin 1999 mori pjesë në panairin e parë të librit në nëntor të po të njëjtit vit në Prishtinë.

Ky libër ndjek minutë pas minute tre mujorin e luftës së popullit shqiptar të Kosovës. Në të pasqyrohet e tërë lufta e UÇK-së në çastet me pikante të saj.

E autori i saj, publicisti shqiptar, Arben Kondi ka treguar dashurinë e madhe që ka për Kosovën.

Krahas këtij, libri në Panairin e Librit që nisi sot në Prishtinë po marrin pjesë shumë shtëpi nga Kosova, Shqipëria, Lugina e nga Maqedonia e Veriut do t’i shfaqin të interesuarve libra në fusha të ndryshme.

Njëri nga ta është edhe Halil Kuliqi, ish i burgosur politik i cili ka ndarë qelinë me veprimtarin kombëtar shqiptar, Ukshin Hotin.

Libri i cili përmban fjalimet, diskutimet dhe letrat dërguar motrës së tij, Myrvetes janë në tezgat e panairit.

E një tjetër pjesëmarrës në panair, inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, Hysamedin Ahmeti thotë që librat e tij janë të dedikuar për nxënësit e shkollave të mesme.

E organizatori i këtij panairi, Edon Zeneli tregon se që në ditën e parë po vërehet interesim i madh i qytetarëve, dhe se presin që numri i vizitorëve të arrij deri në 30 mijë.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe ajo e arsimit, Arbërie Nagavci ku vizituan disa nga shitësit e librave.

“Besoj dhe mendoj shumë sidomos gjenerata e re e autorëve, krijuesve në letërsinë në Kosovë janë duke e sjellë një valë, një frymë të re dhe këta janë edhe arsyeja kryesore pse unë besoj se nuk kemi rënie në nivelin e leximit në vendin tonë”, tha Çeku.

Edicioni i 24-të i Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës (SHBK), mbahet prej 5 deri më 9 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Në panair marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth gjashtë mijë tituj, prej tyre dy mijë tituj të rinj.

Në kuadër të panairit do të shënohet edhe 100-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, 100-vjetori i vdekjes së Franc Kafkës dhe aktivitete tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bërxulli: Partitë po përdorin taktika për zgjedhje, po të kenë vullnet nesër mund të arrijnë marrëveshje

Bërxulli: Partitë po përdorin taktika për zgjedhje, po të kenë vullnet nesër mund të arrijnë marrëveshje

Ndërtimi në kampusin e UP-së, dyshon se objekti po ndërtohet pa leje

Ndërtimi në kampusin e UP-së, dyshon se objekti po ndërtohet pa leje

Profesori amerikan tregon arsyet pse u takua me Thaçin në Hagë

Profesori amerikan tregon arsyet pse u takua me Thaçin në Hagë

Ngritja e pagës minimale, shkundje e ekonomisë apo sjellje e votave?

Vendi pa institucione, a mund të bëhet paga minimale 500 euro?

Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

“Këndi i Debatit” 30.10.2025

“Këndi i Debatit” 30.10.2025

Profesori amerikan tregon arsyet pse u takua me Thaçin në Hagë

Profesori amerikan tregon arsyet pse u takua me Thaçin në Hagë

Ngritja e pagës minimale, shkundje e ekonomisë apo sjellje e votave?

Vendi pa institucione, a mund të bëhet paga minimale 500 euro?

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën