TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prishtina e mposht Trepçën në Mitrovicë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Prishtina e mposht Trepçën në Mitrovicë

Sigal Prishtina e ka fituar “El Clasicon” e basketbollit kosovar, pasi në kuadër të xhiros së katërt të Superligës ka triumfuar ndaj Trepçës.

Në ndeshjen e luajtur të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Prishtina ka triumfuar me shifrat 82:76.

Basketbollistët e trajnerit Murat Bilge gjatë tërë ndeshjes patën paraqitje të mirë, sidomos në dy çerekët e parë, të cilët i fituan dhe e bënë dallimin për ta siguruar triumfin.

Për Prishtinën, kjo është fitorja e parë ndaj Trepçës pas një periudhe të gjatë. Në fakt, Prishtina nuk e kishte mposhtur Trepçën në 13-të ndeshjet e fundit, por të dielën mbrëma i dha fund kësaj serie negative.

Në anën tjetër, Trepça regjistroi humbjen e dytë këtë sezon pas disfatës që e pësoi nga Bashkimi në mesjavë.

Periudhën e parë, Prishtina e fitoi me shifrat 25:15 dhe të dytën 26:19 për të shkuar në pushim me një epërsi prej 15-të pikëve (51:34).

Edhe pse Trepça fitoi dy çerekët e fundit (21:17 dhe 21:13), sërish nuk ia doli ta shkrijë avantazhin e thellë të Prishtinës që e kishte krijuar në 20-të minutat e para të ndeshjes.

Jalen Moore me 22 pikë, 3 kërcime e 7 asistime ishte më efikasi te Prishtina, ku u veçuan edhe Josh Nzeakor me 16 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, si dhe Damiree Burns me 11 pikë e 9 kërcime.

Te Trepça, katër basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ishte Desmond Camridge me 17 pikë të realizuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Prishtina – Drenica, ndeshja hapëse e xhiros 14

Xhiroja e 14-t hapet me ndeshjen Prishtina – Drenica

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën