Ndeshja e fundit e xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll nuk ka dhënë fitues.
Prishtina dhe Dukagjini, kanë luajtur 1:1 në duelin e luajtur të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Të dy golat e këtij takimi janë shënuar në pjesën e parë, dhe atë të dyja skuadrat kanë realizuar brenda dy minutave.
Dukagjini ka avancuar në minutën e 9-të me golin e kapitenit Altin Merlaku, përpara se Prishtina të barazojë shifrat nëpërmjet sulmuesit Mario Ilievski në minutën e 11-të.
Me këtë barazim, Prishtina është rikthyer në pozitën e tretë në tabelë me 43 pikë, sa ia edhe Gjilani në të katërtën kurse Dukagjini ka mbetur i gjashtë me 35 pikë të grumbulluara.










