TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prishtina dhe Vëllaznimi luajnë ndeshjen vendimtare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Prishtina dhe Vëllaznimi luajnë ndeshjen vendimtare

Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi përballen në ndeshjen vendimtare të serisë çerekfinale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dyja skuadrat nuk kanë opsion tjetër veç fitores, nëse duan të avancojnë në gjysmëfinale të play-offit. Aktualisht, rezultati i përgjithshëm është 1:1 pas dy ndeshjeve të zhvilluara dhe skuadra që e fiton ndeshjen e tretë do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret përballja me Trepçën.

Dueli i tretë ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit, luhet sot prej orës 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Si Prishtina ashtu edhe Vëllaznimi janë të motivuar për këtë ndeshje, e cila do të jetë e fundit këtë edicion për skuadrën humbëse. Në serinë çerekfinale, skuadra që regjistron dy fitore kalon në gjysmëfinale, seri kjo që luhet me tri fitore dhe mund të shkojë deri në pesë ndeshje.

Megjithatë, Prishtina do të jetë e motivuar pasi në këtë përballje futet pas triumfit në Ligën Ballkanike, garë të cilën e fitoi për herën e tretë në histori të klubit.

Po ashtu, Prishtina do të jetë e kompletuar pasi të gjithë lojtarët janë rikuperuar nga lëndimi dhe janë në dispozicion të trajnerit Albert Sylejmani.

Këto dy skuadra edhe në stinorin e rregullt kanë pasur bilanc të barabartë, me dy fitore të Prishtinës karshi dy të Vëllaznimit në katër përballjet që i kishin mes vete.

Megjithatë, Prishtina përfundoi e katërta në tabelë me 44 pikë, tri më shumë se Vëllaznimi që doli i pesti. Për ekipin nga Gjakova, kjo është hera e dytë rresht që po paraqitet në garat e play-offit, ndonëse edicionin e shkuar u eliminua në serinë çerekfinale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Dardanët vazhdojnë përgatitjet intensive në “Fadil Vokrri”

Dardanët vazhdojnë përgatitjet intensive në “Fadil Vokrri”

Guardiola mund të emërohet trajner i Amerikës

Guardiola mund të emërohet trajner i Amerikës

Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, probleme me Outlook, Teams dhe Copilot

Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, probleme me Outlook, Teams dhe Copilot

Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh

Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh

VV e LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

VV e LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Kurti takohet me kryeministren daneze, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kurti takohet me kryeministren daneze, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Sot nis gjykimi ndaj ish-profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi

Sot nis gjykimi ndaj ish-profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi

Ligji për Specialen sot sërish në Kuvend, BE-ja kërkon konsultime para votimit

Ligji për Specialen sot sërish në Kuvend, BE-ja kërkon konsultime para votimit

IHMK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

Parashikimi i motit për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën