Klubi futbollistik Prishtina ka aranzhuar një miqësore me skuadrën nga Greqia, AEL Larissa.
Bardhekaltërit dhe skuadra greke do të luajnë me 1 dhjetor në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 13:00, kështu të paktën është komunikuar nga ekipi kryeqytetas.
Gjithashtu këtë ndeshje futbolldashësit mund ta shikojnë për së afërmi, dhe duke mos shpenzuar asnjë cent pasi hyrja do të jetë falas.
AEL Larissa është pjesë e Ligës së Dytë greke, dhe në katër ndeshje të zhvilluara ka tri fitore e një humbje. /Tëvë1/