TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prindërit kërkojnë mbështetje nga shteti për fëmijët me nevoja të veçanta

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Prindërit kërkojnë mbështetje nga shteti për fëmijët me nevoja të veçanta

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizata “Save the Children Kosova/o” po mban aktivitete të ndryshme në kryeqytet, duke përfshirë maskota, ngjyrosje të fytyrave, lojëra fizike, karaoke, mbjellje pemësh e të tjera, në të cilat po marrin pjesë qindra fëmijë bashkë me prindërit e tyre.

Drejtori ekzekutiv i “Save the Children Kosova/o”, Ahmet Kryeziu tha se qëllimi i këtij organizimi është që fëmijët së paku në ditën e tyre të festojnë dhe të jenë sa më të lumtur.

Kryeziu potencoi se si organizatë që punojnë për të drejtat e fëmijëve, organizuan këto aktivitete në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi së bashku ta shijojnë këtë ditë, duke lozur e festuar së bashku.

Pavarësisht se prindërit u shprehën të kënaqur për mbajtjen e këtyre aktiviteteve nga kjo organizatë, ata kërkuan nga institucionet për mbështetje më të madhe dhe respektim të drejtave të fëmijëve.

Nëna e një fëmije me aftësi të veçanta, Mimozë Rrahmani tha se kjo kategori e fëmijëve nuk i gëzon të drejtat e barabarta. Ajo u bëri thirrje institucioneve që të punojnë më shumë për këta fëmijë.

Derisa kërkon më shumë mbështetje nga institucionet, potencon se mungojnë ligjet dhe udhëzimet administrative që ndikojnë në gjithëpërfshirjen për shkolla e shërbime sociale.

“Është e rëndësishme, sepse fëmijët i kanë të drejtat e tyre. Kjo është një ditë që i shënon dhe na rikujton që fëmijët kanë të drejtat e tyre. Këto të drejta duhet të respektohen. Unë jam nënë e një fëmije me aftësi të kufizuara dhe padyshim kjo ditë është edhe me ngarkesa, sepse fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë nuk është që i gëzojnë të gjitha të drejtat si çdo fëmijë në gjithë botën. Ne në këtë ditë, dëshirojmë që institucioneve t’iu drejtohemi dhe të kërkojmë mbështetje më të madhe për këta fëmijë. Njëkohësisht të mbështeten edhe prindërit dhe ne si shoqëri të avancojmë përpara… Janë ligjet, udhëzimet administrative që duhet respektuar si për qasje, si në gjithëpërfshirje për shkolla, shërbime sociale, të cilat edhe po mungojnë kështu që duhet të merren hapa në këto fusha”, tha Rrahmani për KP.

Se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për fëmijët me nevoja të veçanta e thotë edhe Blerina Zogaj. Derisa tregon se ajo rritë një fëmijë me aftësi të veçanta, thotë se kjo kategori nuk po i gëzojnë shërbimet e duhura.

Dita e fëmijëve u vendos më datën 1 ershor, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Po në këtë ditë, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë për të festuar në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Ndërkaq, dy vjet më pas festa e 1 Qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Tags: “Save the Children Kosova/o”1 qershoriahmet kryeziu
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Do të veprojmë me kanun” protestuesit për prona në Klinë paralajmërojnë përshkallëzim

“Do të veprojmë me kanun” protestuesit për prona në Klinë paralajmërojnë përshkallëzim

Gjykata detyron MKRS-në të kompensojë familjen e 3-vjeçares që humbi jetën në Prizren

Gjykata detyron MKRS-në të kompensojë familjen e 3-vjeçares që humbi jetën në Prizren

​93 vjet nga vdekja e mësuesit të parë shqiptar në Kosovë

​93 vjet nga vdekja e mësuesit të parë shqiptar në Kosovë

​Partitë në pritje të ftesës së Kurtit për presidentin, mund të ketë zgjedhje në prill

Afganistani premton “përgjigje të përshtatshme” pas sulmeve vdekjeprurëse pakistaneze

Trump nënshkruan projektligjin që obligon publikimin e dokumenteve të Epsteinit

Trump vendos tarifë globale prej 15 për qind pas vendimit të Gjykatës Supreme

​93 vjet nga vdekja e mësuesit të parë shqiptar në Kosovë

​93 vjet nga vdekja e mësuesit të parë shqiptar në Kosovë

Pakistani ndërmerr sulme përgjatë kufirit me Afganistanin, 18 të vrarë sipas raportimeve

Pakistani ndërmerr sulme përgjatë kufirit me Afganistanin, 18 të vrarë sipas raportimeve

​Partitë në pritje të ftesës së Kurtit për presidentin, mund të ketë zgjedhje në prill

​Partitë në pritje të ftesës së Kurtit për presidentin, mund të ketë zgjedhje në prill

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën