TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Prindërit do të subvencionohet për tekstet shkollore, reagon SBASHK dhe komunat

Ministria e Arsimit ka vendosur që edhe këtë vit të subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve dhe mjeteve shkollore. Megjithatë nuk dihet se sa do të jetë çmimi i librave dhe as kosto e përgjithshme për këtë subvencionim.

nga Albiona Hajdari
13 Gusht, 2024
0
A A
Fillon rishikimi i teksteve shkollore

Edhe këtë vit, për blerjen e librave shkollorë po përdoret e njëjta praktikë.

Ministria e Arsimit vendosi që për furnizim me libra të nxënësve, të subvencionohen prindërit e tyre.

“Edhe sivjet tekstet mësimore dhe mjetet mësimore do të ofrohen sipas praktikës së vitit të kaluar, pra subvencionimit të prindërve të cilët do të kenë mundësi të aplikojnë që nga nesër….unë pres që nesër kur të hapet platforma, prindërit kanë me apliku në afatin më të shkurt të mundshëm dhe para vitit shkollor të bëhet ribursimi i mjeteve”, ka thënë Nagavci.

Megjithatë nuk dihet akoma as kosto e përgjithshme dhe as çmimi i librave.

“Shumat për 1 deri në pesë janë 80 euro, kjo varet prej numrit të aplikimeve, mendoj që ky është kalkulim i lehtë, veç për ta sqaruar si procedurë, ne kemi takim me shtëpitë botuese të cilat do të obligohet t’i publikojnë të gjitha çmimet, ne nuk mund të predikojmë për kosto përderisa nuk i kemi çmimet përfundimtare të shtëpive botuese me të cilët kemi takim”, është shprehur zëvendësministri Taulant Kelmendi.

Por për SBASHK-un nuk paraqet problem kjo çështje, nëse Ministria furnizon në kohë nxënësit me libra.

“E kanë vlerësu që koha është e mjaftueshme që nga dita e nesërme me fillu me u pajisë me libra dhe 2 shtatori i gjen nxënësit me libra, për neve është në rregull”, ka thënë Ymer Ymeri nga SBASHK.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Mirëpo për këtë çështje të shqetësuar janë shprehur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Drejtorët komunal të arsimit shprehën brengën që më 1 shtator nxënësit nuk do i kenë të gjitha librat shkollor, bazuar në kohën e shkurtë në dispozicion deri më 1 shtator dhe praktikën e vitit të kaluar. Ka pasur kërkesa nga drejtorët komunal, bazuar në përvojat e tyre, që procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore të bëhet duke i dërguar drejtpërdrejtë nëpër shkolla sepse MASHTI i posedon të gjitha informatat për numrin e nxënësve për secilën shkollë”, është shprehur Sazan Ibrahimi nga AKK.

Nga subvencionimi për tekstet dhe mjetet shkollore pritet të përfitojnë 218689 nxënës, ku përfshihen edhe 5 vjeçarët që janë regjistruar në klasën e parë.

Tags: MASHTsubvencionimiTekstet shkollore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X