TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Prezantohet doracaku “Ndërkulturalizmi në Arsim”, synohet fuqizimi i dialogut ndëretnik

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
​Prezantohet doracaku “Ndërkulturalizmi në Arsim”, synohet fuqizimi i dialogut ndëretnik

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe misioni i OSBE-së në Kosovë kanë prezantuar doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”.

Qëllimi i këtij doracaku është nxitja dhe fuqizimi ndëretnik duke u bazuar në respektin e diversitetit, tha ministrja Arbërie Nagavci. Ajo tha se ndërkulturalizimi është i ngërthyer në kulturën e shtetit me komunitetet, gjuhët zyrtare të pakicave dhe politikat që garantojnë drejtësi dhe trajtim të barabartë të qytetarëve.

Reklamë

Nagavci theksoi se ky doracak është rezultat i bashkëpunimit të frytshëm të mësimdhënësve nga komuna dhe komunitete të ndryshme.

“Qëllimi i këtij doracaku është nxitja dhe fuqizimi i dialogut ndëretnik duke u bazuar në respektin e diversitetit, që sot kuptohet drejt si vlerë e jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën. Në fakt ndërkulturalizmi është i ngërthyer në kulturën shtetërore të Kosovës, me komunitetet tona, me gjuhët tona zyrtare dhe ato të pakicave me gjithë politikat e qeverisë sonë të cilat garantojnë drejtësi dhe trajtim të barabartë dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim”, deklaroi Nagavci.

Tutje, Nagavci shtoi se kultura luan rol në krijimin e identitetit individual dhe shtetëror dhe që ndihmon për të njohur vetën dhe të tjerët.

“Arsimi ndërkulturor është shprehje e marrë pikërisht nga ky doracak dhe tek të cilat duhet të fokusohemi të gjithë. Është një shprehje vlerësojmë mjaft e qëlluar dhe tërheqëse, si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit. Njëkohësisht arsimi ndërkulturor është përshkrimi më i saktë i qëllimit të doracakut, sepse ushqen respektin, tolerancën, besimin dhe shumë vlera të tjera universale që na bashkojnë si qenie njerëzore. Koncepti i multikulturalizmit nënkupton thjesht disa kultura të gërshetuara në harmonimin me njëra-tjetrën dhe ne besojmë se Kosova është shembull klasik i multi-kulturës dhe multi-gjuhësisë, pra i një shoqërie vitale me kapacitete të shumta dhe me një perspektivë të hapur për të gjithë”, shtoi ajo.

Ministrja e Arsimit theksoi se promovimi i dialogut mes komuniteteve është një ndër objektivat e planit strategjik 2022-2026, për çka shtoi se edhe doracaku është në harmoni të plot.

Edhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport theksoi se doracaku është hapi i parë për arritjen e objektives për ndërkulturalizimin.

“Një punë shume e madhe është bërë në punëtoritë, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Doracaku është një rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes kolegëve të MAShT, mësuesve që përfaqësojnë komunitete dhe grupe të ndryshme si dhe konsulentëve ekspertë nga Qendra e Dialogut në Shkup. Shembulli juaj, atyre që janë të përfshirë në këtë punëtori për bashkëpunimin në këtë projekt është një model i shkëlqyer i bashkëpunimit dhe partneritet, mbi të cilën jam i sigurt se do të mund të ndërtojmë në të ardhmen”, shtoi ai.

Ai shtoi se duhet të ketë mundësi që fëmijët të mësojnë gjuhën e fqinjëve të tyre.

Shqipe Gashi Ramadani nga Divizioni për plan-programe dhe tekste shkollore në MAShTI tha se doracaku përbëhet prej dy pjesëve, ku mbështetet në filozofinë e ndërkulturalizimit.

“Manuali ofron orë model për lëndë të ndryshme mësimore për klasa te ndryshme të arsimit obligativ nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Nxënësit mund të mësojnë përmes matematikës, përmes shkencave, përmes lëndëve shoqërore mund të mësojnë për ndërkulturalizimin. Temat e ndërkulturalizimit të cilat trajtohen në manual fillojnë prej cështjeve globale duke vazhduar me temat në nivel të Kosovës. Doracaku fillon me konceptet e ndërkulturalizimit, me diversitetin kulturor, me familjet e popujve të ndryshëm që jetojnë në botë, me personalitete të ndryshme botërore, me procese të ndryshme shoqërore dhe natyrore dhe vazhdon tutje me ndëkulturalizimin në Kosovë”, u shpreh ajo.

Në doracak thuhet se arsimi ndërkulturor është një trend arsimor bashkëkohor, por edhe përgjigje konstruktive globale ndaj proceseve intensive te migrimit dhe diversitetit të komuniteteve shoqërore që pasqyrojnë heterogjenitetin kulturor, gjuhësor dhe etnik./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia kap në flagrancë dy 19 – vjeçar që po bënin gara shpejtësie në rrugë publike

Selimi: Lufta çlirimtare e Kosovës nuk zhbëhet e as gjykohet

Selimi tregon pse nuk e votoi Gërvallën

Oficeri i FSK-së diplomon për Artileri në SHBA

Oficeri i FSK-së diplomon për Artileri në SHBA

Shqipe Selimi nuk e votoi Gërvallën për kryetare të Kuvendit

Shqipe Selimi nuk e votoi Gërvallën për kryetare të Kuvendit

Guardiola ka gati transferimin sensacional të janarit – kushton 60 milionë euro

Guardiola do ta rinovojë kontratën me Cityn

Zbulohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Bologna heq dorë nga Asllani

Stadiumi “Sami Kelmendi”, shtëpia e Prishtinës së Re për sezonin 2025/26

Stadiumi “Sami Kelmendi”, shtëpia e Prishtinës së Re për sezonin 2025/26

Shkëndija vlerëson Ludogoretsin, kërkon suksesin

Shkëndija vlerëson Ludogoretsin, kërkon suksesin

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia kap në flagrancë dy 19 – vjeçar që po bënin gara shpejtësie në rrugë publike

Tare nuk ndalet, Milan afër firmës me Boniface

Tare nuk ndalet, Milan afër firmës me Boniface

Selimi: Lufta çlirimtare e Kosovës nuk zhbëhet e as gjykohet

Selimi tregon pse nuk e votoi Gërvallën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X