TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

PREVENT reagon pas arrestimit të policit të dyshuar për spiunazh: Nuk është rast i vetëm

nga teve1
1 muaj më parë
0
A A
PREVENT reagon pas arrestimit të policit të dyshuar për spiunazh: Nuk është rast i vetëm

Instituti për Siguri dhe Resiliencë-PREVENT ka shprehur vlerësim për veprimin profesional, të koordinuar dhe vendimtar të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Republikën e Kosovës, përkatësisht Prokurorisë së Shtetit, Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) në arrestimin e zyrtarit policor Bojan Jevtić, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari spiunazhi dhe rrjedhje të informatave të ndjeshme në bashkëpunim me inteligjencën serbe.

Në  reagim thuhet se ky arrestim nuk është një rast i izoluar, por rezultat i një pune të përkushtuar institucionale, që dëshmon për pjekurinë dhe profesionalizmin e shtetit të Kosovës në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të sigurisë kombëtare.

Reklamë

“Këto institucione kanë ndërmarrë me sukses arrestimin e zyrtarit policor Bojan Jevtić, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari spiunazhi dhe rrjedhje të informatave të ndjeshme në bashkëpunim me inteligjencën serbe. Jevtić, që ushtronte funksionin e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një njësi policore në veri të Kosovës, u arrestua në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, pas një periudhe të gjatë vëzhgimi dhe hetimesh të kujdesshme nga autoritetet e sigurisë. Ky arrestim nuk është një rast i izoluar, por rezultat i një pune të përkushtuar institucionale, që dëshmon për pjekurinë dhe profesionalizmin e shtetit të Kosovës në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të sigurisë kombëtare”, thuhet në reagim.

Sipas PREVENT-it, roli udhëheqës i Prokurorisë së Shtetit në këtë proces, hetimet e sakta të IPK-së, angazhimi serioz i Policisë së Kosovës dhe kontributi kyç i AKI-së në identifikimin dhe analizimin e informatave sensitive të karakterit inteligjent në këtë rast tregon një shembull funksional të mbrojtjes së sovranitetit dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës.

Tutje, PREVENT ka theksuar se ky nuk është një rast i vetëm pasi vetëm gjatë vitit të fundit, autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për bashkëpunim me shërbimet inteligjente të Serbisë.

“Të gjithë këta persona dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës, duke tentuar të destabilizojnë institucionet dhe të minojnë sigurinë kombëtare”, thuhet në reagim.

Instituti PREVENT ka bërë thirrje që hetimet të vazhdojnë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me integritet të plotë, duke u bazuar siç thuhet në parimet e shtetit të së drejtës, standardet demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Vetëm përmes një qasjeje të tillë mund të forcohet besimi i qytetarëve në institucionet e vendit dhe të sigurohet që kushdo që cënon sigurinë dhe rendin kushtetues do të përballet me drejtësinë”, theksohet në reagim.

Në fund të reagimit thuhet se raste të tilla thuhet se duhet të shërbejnë edhe si thirrje për verifikim më rigoroz të integritetit të zyrtarëve publikë, forcimin e kapaciteteve të kundërzbulimit dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në sektorët e ndjeshëm të shtetit për t’u përballur me sukses me sfidat dhe kërcënimet hibride që mund të cenojnë paqen dhe stabilitetin në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Berisha thotë se VV nesër mund të propozojë një grua, flet nëse PDK do ta votonte Kusari-Lilën

Berisha thotë se VV nesër mund të propozojë një grua, flet nëse PDK do ta votonte Kusari-Lilën

Aksidenti në Dollc – Katër të lënduar lirohen, një pacient në kujdes mjekësor

Aksidenti në Dollc – Katër të lënduar lirohen, një pacient në kujdes mjekësor

Fillon seanca ndaj të dyshuarit për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

I akuzuari pranon fajësinë për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit

Sulmi rus me raketa vret 7 persona në Kharkiv, ndërsa Zelensky shkon në Uashington

Një i vdekur nga sulmi i tretë më i madh rus ndaj Ukrainës këtë vit

“Mesditë”- 21.08.2025

“Mesditë”- 21.08.2025

Aksidenti në Dollc – Katër të lënduar lirohen, një pacient në kujdes mjekësor

Aksidenti në Dollc – Katër të lënduar lirohen, një pacient në kujdes mjekësor

Fillon seanca ndaj të dyshuarit për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

I akuzuari pranon fajësinë për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se bëri thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se bëri thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X