TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidentja takon liderët e partive – Të gjithë të gatshëm për konstituim, por jo për marrëveshje

Të mërkurën Presidentja Vjosa Osmani priti në takim liderët e partive kryesore parlamentare. Nga aty të gjithë dolën me shpresë që Kuvendi të konstituohet, mirëpo pa arritur ndonjë marrëveshje.

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
5
A A
Presidentja takon liderët e partive – Të gjithë të gatshëm për konstituim, por jo për marrëveshje

Një nga një, i priti në zyrën e saj. Shefja e shtetit, Vjosa Osmani të mërkurën i ftoi në takim të gjithë liderët e subjekteve politike në vend.

I pari, kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti qëndroi më shumë se dy orë brenda Presidencës.

Pas takimit, ai tha se do të bëjnë ç’mos për ta konstituar Kuvendin.

“Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me idenë e konsensusit apo kompromisit, ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re”, ka thënë Kurti.

Pas Kurtit, në takim hyri edhe i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi tha se po pret për të parë nëse Vetëvendosje lëviz nga kryeneçësia e saj.

“Rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK-së për të luajtur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhje të krizës politike, sidomos që tashmë kemi qartësi nga aktgjykimi i Kushtetueses. Aktgjykimi i ka bërë të qartë rolet e secilit. Në radhë të parë, koalicionin e parë e ka detyruar për gjetjen e kompromisit apo konsensusit. Shpresoj që këto konsulta të jenë në funksion të gjetjes së rrugëdaljes. Por mbetet që takimet e tjera që i ka planifikuar presidentja të na qartësojnë a ka apo s’ka ndryshim të kryeneçësisë politike të VV-së dhe Albin Kurtit që po e mbajnë të bllokuar Kuvendin”, ka thënë Krasniqi.

Për një orë në takim me bashkëpartiaken e dikurshme, qëndroi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Thelbi i problemit është që i takon partisë së parë, që të propozojë, por edhe të krijojë shumicën parlamentare. Në këtë vijë ne presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike e pastaj për respektim të domosdoshëm të procedurave kushtetuese. Ne kemi një aktgjykim që thotë se zgjedhja e kryeparlamentarit bëhet sipas praktikave të deritanishme. LDK-ja nuk ka çështje të emrave sa i përket kandidatit, ka qëndrim parimor dhe me vullnet e bindje dëshiron të votojë kundër kandidatëve të VV-së”, ka thënë Abdixhiku.

I fundit që erdhi në Presidencë, ishte i pari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se po presin të kthehen në votim të hapur.

Gjatë ditës së nesërme, Presidentja Osmani do të presë në takim partitë e tjera parlamentare.

Një takim me të gjithë liderët së bashku, ajo e organizoi edhe më 15 maj.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Në Prishtinë mbahet Kongresi Ndërkombëtar për kancerin e gjirit

Në Prishtinë mbahet Kongresi Ndërkombëtar për kancerin e gjirit

Rinia, më e prekura nga problemet me shendetin mendor

Rinia, më e prekura nga problemet me shendetin mendor

Çka presin gjilanasit nga këto zgjedhje?

Çka presin gjilanasit nga këto zgjedhje?

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut mirëpresin kandidimin e Isamedin Azizit

​Haradinaj: Vetëm Kurti i zbuloi armikut çfarë dronë kanë ardhur, asnjë njeri normal nuk e bën këtë

​Haradinaj: Vetëm Kurti i zbuloi armikut çfarë dronë kanë ardhur, asnjë njeri normal nuk e bën këtë

Raportuese i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës

Raportuese i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës

Uran Ismaili: Prishtina meriton një qeverisje që punon për qytetarët, jo për premtime boshe

Uran Ismaili: Prishtina meriton një qeverisje që punon për qytetarët, jo për premtime boshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën