Organizatorja e kësaj darke, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me këtë rast u ka shërbyer të moshuarve.
Osmani tha se duke e shtruar sofrën e bukës në “Shtëpinë e të moshuarve” treguan solidaritetin për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke.
“Darkën e Lamës, festën tonë tradicionale, të cilën e organizojmë në përfundim të të korrave, sivjet e shtruam për më të dashurit tanë, të moshuarit, të cilët qëndrojnë në “Shtëpinë e të moshuarve” në Prishtinë, për t’ua shprehur mirënjohjen e respektin tonë të thellë për ta. Duke e shtruar sofrën e bukës me ta, ne treguam solidaritetin tonë për gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët. Ata meritojnë më shumë se çdonjëri që t’ua shprehim mirënjohjen tone”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.