Lajmin e ka bërë të ditur presidentja përmes një njoftimi në Facebook.
Osmani tha se në këtë takim është konfirmuar gatishmëria e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimeve në fusha të interesit të përbashkët.
“Në ditën e parë u prita nga kryeministri i Tajlandës, Gjeneral Prayut Chan-o-cha, me ç’rast u konfirmua gatishmëria e dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët. Dy vendet tona janë gjeografikisht larg, por kanë potencial të madh për të ndërtuar lidhje të forta midis institucioneve, ekonomive dhe njerëzve tanë. Nga kjo vizitë, e para e një kreu të shtetit të Kosovës, pres vazhdimin e shkëmbimit tonë nëpërmjet bashkëpunimit në tregti, turizëm si dhe në fusha të tjera”, ka shkruar Osmani.
Kurse pas Tajlandës presidentja do të vazhdojë vizitën në Singapor, ku do të takohet me homologen e saj Halimah Yacob./teve1.info./