Me këtë rast, Osmani ka thënë se Kosova, prioritet shtetëror ka anëtarësimin në Bashkimin Evropian, shkruan teve1.info
Gjatë ditës së sotme, Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për Kosovën, ku ndër të tjerash përmendet sistemi gjyqësor në vend, ku thuhet se administrimi i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadaltë dhe joefikas.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit, në dokument thuhet se nevojiten hetime më aktive dhe aktvendime përfundimtare për konfiskimin e pasurisë. Po ashtu, Komisioni Evropian ka kërkuar nga Kosova zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pa vonesa dhe pengesa. /Teve1.info/